LAJMI I FUNDIT:

Nicki Minaj shfaqet me kreacion të Albërie Hadërgjonajt

Nicki Minaj shfaqet me kreacion të Albërie Hadërgjonajt

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Albërije Hadërgjonaj, ka tash e sa kohë që përveç muzikës, ka përqendruar aktivitetin e saj edhe në biznes.

Ajo ka hapur një atelie veshjesh në Tiranë nën emrin “Albëri Couture”, ku nxjerr në shitje kreacione të ndryshme, kryesisht për gjininë femërore.


E pikërisht një nga veshjet e dyqanit të saj, së fundmi është promovuar nga reperja me famë botërore, Nicki Minaj.

View this post on Instagram

A post shared by Barbie (@nickiminaj)

Në fotografinë e fundit që rap-artistja amerikane ka publikuar në rrjetin social Instagram, ajo është shfaqur shumë atraktive duke pozuar me partnerin e saj pranë pemës së Vitit të Ri.

Minaj dukej e mrekullueshme një fustan të bardhë me shkëlqim dhe prerje të shumta, e që ishte pikërisht kreacion i linjës së veshjeve të këngëtares Hadërgjonaj.

Ka qenë vet Albërija ajo e cila ka publikuar po ashtu në Instagram këtë imazh të Nickit, duke shkruar në mbishkrimin e saj: “Nicki shkëlqen në ‘Albëri Couture'”.

Duket se familjes Hadërgjonaj po i ecën mjaft mirë debutimi në tregun ndërkombëtar, pasi javë më parë edhe vajza e këngëtares, Anxhelina Hadërgjonaj, mori përkrahjen e super yllit Kim Kardashian për këngën e saj të parë me titull “Predicious”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Magazina
Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër

Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër

Magazina
Kalo në kategori