LAJMI I FUNDIT:

Ngushtohet lista, mbesin tre trajnerë të njohur për çmimin e më të mirit nga FIFA

Ngushtohet lista, mbesin tre trajnerë të njohur për çmimin e më të mirit nga FIFA

FIFA ka shpallur tre finalistët e nominuar për çmimin e trajnerit më të mirë të FIFA-s për meshkuj dhe femra.

Gara është shumë e fortë pasi pas kanë mbetur vetëm tre, nga pesë sa ishin.


Trajneri kampion i Ligës së Kampionëve dhe Superkupës së Evropës, Carlo Ancelotti, trajneri që mori Kupën e Botës në shtëpi, Lionel Scaloni dhe kampioni i Ligës Premier, Pep Guardiola.

Nga gara janë eliminuar dy përzgjedhësit, Walid Regragui (Maroku) dhe Didier Deschamps (Francë).

Sarina Ëiegman, Pia Sundhage dhe Sonia Bompastor janë kandidate për trajneren me të mirë femër nga FIFA. /Telegrafi/