LAJMI I FUNDIT:

Ngritet aktakuzë kundër dy serbëve që kryen krime lufte ndaj popullatës civile në Ferizaj

Ngritet aktakuzë kundër dy serbëve që kryen krime lufte ndaj popullatës civile në Ferizaj

Në Gjykatën Themelorë në Prishtinë, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër dy personave, ish-pjesëtarë të forcave policore serbe, për veprat penale “Krime të luftës kundër popullatës civile”.

Sipas njoftimi të Prokurorisë Speciale të Kosovës, personi me inicialet Z.K gjatë datës 26 mars të vitit 1999 në fshatin Nerodime e Epërme, Komuna Ferizaj, ka marrë pjesë direkte në sulmin e popullsisë civile të nacionalitetit shqiptarë konkretisht  të nëntëmbëdhjetë (19) anëtarëve të një familje që nuk kanë marrë pjesë aktive në konflikt të armatosur.

Ndërsa, personi me inicialet D.SH më 01 prill 1999, në cilësinë e inspektorit policorë, i armatosur me armë automatike, me qellim të përdhosjes, poshtërimit dhe trajtimit nënçmues të trupave të pa jetë të O.N., B.N., A.N., B.N dhe I.R, të vrarë nga forcat policore dhe paramilitare serbe,  ka urdhëruar që trupat e tyre të varrosen pa dinjitet dhe në kundërshtim me rregullat e luftës të përcaktuara me të drejtën humanitare ndërkombëtare.

“I pandehuri, Z.K., gjatë kohës së luftës në Kosovë, si pjesëtarë i forcave policore serbe, ka shkelur rëndë rregullat e të Drejtës Ndërkombëtare Humanitare kundër personave civil dhe pasurisë, konkretisht rregullat e luftës të përcaktuara me  Konventat e Gjenevës të datës 12 Gusht të vitit 1949 dhe Protokollet Shtesë. Ndërkaq, i pandehuri D.Sh., gjatë kohës së luftës në Kosovë, si pjesëtarë i forcave policore serbe, ka shkelur rëndë rregullat e të drejtës ndërkombëtare humanitare kundër personave civil, respektivisht  nenin 130 të Konventës së Katërt (IV) të Gjenevës të datës 12 Gusht 1949 në ndërlidhje me  Protokollet  Shtesë për katër Konventat  e Gjenevës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori