LAJMI I FUNDIT:

Ngjarjet e 27 prillit: Personi nga BDI ka informuar Gruevskin për zgjedhjen e Xhaferit për kryetar të Kuvendit

Ngjarjet e 27 prillit: Personi nga BDI ka informuar Gruevskin për zgjedhjen e Xhaferit për kryetar të Kuvendit

Sot në Gjykatën Penale në Shkup ka vazhduar gjykimi për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë.

Në seancën e sotme janë prezantuar SMS porositë të cilat ish-kryetari i Kuvendit Trajko Veljenoski, i ka shkëmbyer me anëtarët tjerë të OBRM-PDUKM-së dhe disa nga të akuzuarit, njofton Telegrafi Maqedoni.


Ditën kritike Veljanoski është njoftuar nga ish-kryeministri Nikolla Gruevski se do të shpallet Talat Xhaferi për kryetar. Gruevski informacionin e ka siguruar nga njëri i BDI-së, që në SMS nuk dihet nëse është deputet ose jo.

“Informacioni nga BDI, nga njeriu që ka ardhur nga mbledhja me Talatin. Sot pasdite rreth orës 17 me iniciativë të LSD-së do të bëhet zgjedhja e Talatit për kryetar Kuvendit”, i ka shkruar Gruevski, Veljanoskit.

Në orën 17:48, Veljanovski i shkruan shefit të sigurimit, Goran Gjoshevski. Ai kërkon që të ruhet vendi i tij dhe të mos lejohen deputetët e shumicës që të zënë ulësen e tij.

Në orën 18:39 minuta edhe deputeti Ilija Dimovski ka shkëmbyer disa SMS porosi me Veljanoskin.

Për një momentin, Veljanovski i shkruan ish ministrit të Shëndetësisë, Nikolla Todorov dhe kërkon nga ai që qytetarët të mblidhen. Më pas i shkruan deputetit Dimovskit dhe i tregon se populli po futet brenda në Kuvend. Një ditë më pas Veljanovski zhvillon një bisedë me deputetin Krsto Mukoski i cili kishte hapur dyert bashkë më kolegun e tij Sasho Vasilevski. Veljanovski i tregon Mukoskit se veprimi i tij nuk vërehet mirë në kamerat e sigurisë.

Disa ditë më pas, Veljanovski ka tentuar që përmes Xhevat Ademit dhe Artan Grubit të ndikojë tek ish ministri i Brendshëm, Agim Nuhiu që shefin e tij të sigurimit, Goran Gjoshevskin ta lënë të lirë.

Në komunikimet e mëhershme që u shpalosen si dëshmi të siguruara nga telefoni i ish kreut të Kuvendit Veljanovski vërehet se deputetë të caktuar të OBRM-PDUKM-së dhe struktura udhëheqëse në parti dhe funksione shtetërore kanë kontrolluar protestën “Për Maqedoni të përbashkët”, duke i caktuar itinerar dhe program dhe duke i përzgjedhur njerëzit që do ta udhëheqin protestën.

Përveç nga telefoni i Veljanovskit, indikacione për dëshmi të reja në procedurë pritet të dalin edhe nga nënkryetari aktual i Kuvendit, Vesel Memedi të cilit më 27 nëntor 2017 pas një bastisje në shtëpinë e tij urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake policia i kishte konfiskuar telefonin celular./Telegrafi/Alsat/

Foto: REL

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori