LAJMI I FUNDIT:

Ngjarja kryesore për shitje këtë vit do të mbahet në Shkup me temë “Modern Sales and Marketing tactics in retail”

Ngjarja kryesore për shitje këtë vit do të mbahet në Shkup me temë “Modern Sales and Marketing tactics in retail”

Trendet evropiane dhe amerikane të menaxhimit të avancuar profesional janë bërë pjesë e kulturës ballkanike. Çdo herë e më shumë biznesmen nga Kosova po marrin pjesë në konferencat biznesore të mbajtura në Shkup, për të diskutuar trendet ekonomike në biznes dhe tregti.

Eventi më i ri biznesor regjional këtë vit do të mbahet në Bushi Resort & Spa 5* në Shkup më datë 13 Mars, me ç’rast një nga ekspertët më të njohur evropian Phil Jones do të përformojë në konferencën biznesore “Modern sales and marketing tactics in RETAIL “, dedikuar për  CEO-të më të suksesshëm, menaxher të shitjes si dhe profesionist të financave.

3K

Kjo ngjarje do të jetë e veçantë dhe edukative si dhe me mundësi të rritjes së rrjetëzimit që do t’i përgatisë menaxherët për fillim të suksesshëm të vitit 2015 dhe do t’i përgjigjet sfidave më të mëdha biznesore me të cilat ata do të ballafaqohen që në fillim të vitit 2015 siç janë: si të shkoni një hap para konkurrencës suaj – truqe të vogla si të menaxhoni ekipin,  hapësira shitëse dhe tregtia, si t’i rrisni shitjet deri më 50% duke tregtuar mençur. Si t’i bëni që konsumatorët të kthehen gjithmonë për produktin apo shërbimin tuaj.

2k

Ky event është jashtëzakonisht i rekomanduar për: menaxherët e shitjes dhe tregtisë, importuesit dhe distributorët, agjentët tregtarë dhe përfaqësuesit, menaxherë nga kompani prodhuese, menaxher dhe profesionist të marketingut, produkt dhe brend menaxherët, pronarët e kompanive dhe CEO-të, ndërmarrësit, etj.

Organizatorët ju premtojnë se ju do të argëtoheni, do të zbuloni taktika të reja biznesore nga mendjet më të mëdha në botën e biznesit si dhe do të dëgjoni të paktën një ide qe do t’i përmirësoj të hyrat për 50%.

1k

Lajmi i mire është që aplikimi për pjesëmarrje është ende i hapur dhe përfaqësuesit të komunitetit të biznesit nga Kosova janë të mirëseardhur nga organizatorët. Për më shumë informacion ju mund të vizitoni http://biznisseminari.com/philmjones si dhe për rezervim mund të kontaktoni info@biznisseminari.com apo +389 (0)2 5201 832.