Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Mitrovicë, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “ngacmim seksual” ndaj një të miture.

Policia njofton se rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti  e ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare (të mitur). Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullte”, thuhet në raport. /Telegrafi/