LAJMI I FUNDIT:

Nga VV-ja reagojnë sërish ndaj deklaratave të Muhaxherit për Kurtin: LDK-ja më shumë po i ngjan Listës Serbe

Nga VV-ja reagojnë sërish ndaj deklaratave të Muhaxherit për Kurtin: LDK-ja më shumë po i ngjan Listës Serbe

Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë reaguar sërish pasi nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, i ka kritikuar veprimet e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, lidhur me veriun.

Madje Muhaxheri qëllimet e Kurtit i ka krahasuar me ato të “Kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq, i cili thoshte në vitin 1989 “Po vendosim shtetin ligjor në Kosovë”.


Reagime të shumta nga deputetët e LVV-së, pas deklaratave të Gazmend Muhaxherit
Lexo po ashtu Reagime të shumta nga deputetët e LVV-së, pas deklaratave të Gazmend Muhaxherit

“Dhe opinioni është i njëjtë. Ai donte të vendoste shtet ligjor në një territor ku 90 për qind ishin shqiptarë”, ka deklaruar Muhaxheri në Rubikon.

E deputeti i VV-së, Enver Dugolli, teksa e ka quajtur këtë deklarim skandaloz, ka thënë se mos distancimi i LDK-së “na dëshmon fytyrën e vërtetë e tyre”.

Sipas tij, me këso qëndrime e deklarata LDK-ja e sotshme më shumë i ngjan Listës Serbe.

Muhaxheri për veprimet e Kurtit në veri: Edhe Millosheviqi thoshte po vendosi shtet ligjor tek popullata 90% shqiptare
Lexo po ashtu Muhaxheri për veprimet e Kurtit në veri: Edhe Millosheviqi thoshte po vendosi shtet ligjor tek popullata 90% shqiptare

“Elektorati i LDK-së duhet ta kuptoj se kush po i përfaqëson. Gazmend Muhaxheri e Lumir Abdixhiku nuk përfaqësojnë LDK-në e Ibrahim Rugoves e Fehmi Aganit.

Me këso qëndrime e deklarata LDK-ja e sotshme më shumë i ngjajnë Listës Serbe, e cila njëjtë po i kundërshton veprimet e Qeverisë dhe institucioneve të vendit për rend dhe ligj në veri”, ka shkruar Dugolli në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?

Lajme
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale

Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale

Lajme
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së

AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së

Lajme
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua

Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua

Lajme
Kalo në kategori