LAJMI I FUNDIT:

Nga Sasbach te Karlsruher për ta realizuar ëndrrën Bundesliga te Hannover, njihuni me Florent Muslijën, futbollistin më të ri të Kosovës

Nga Sasbach te Karlsruher për ta realizuar ëndrrën Bundesliga te Hannover, njihuni me Florent Muslijën, futbollistin më të ri të Kosovës

Florent Muslija është prurja më e re në Përfaqësuesen A të Kosovës.

Futbollisti i talentuar shqiptar ka pranuar për ta veshur fanellën e Kosovës që nga muaji shtator, kur Dardanët do të ndeshen me Çekinë dhe Anglinë.

20-vjeçari ka nënshkruar një dokument ku zotohet se do të luaj për Kosovën dhe se këtë vendim e ka marrë pa pasur presion dhe se me krenari do ta vesh fanellën e Dardanëve.

I lindur në Gjermani, karrierën e filloi si fëmijë

Florent Muslija është një fëmijë i dy prindërve shqiptarë nga Kosova të cilët kanë emigruar në vitet e 90-ta në Gjermani për një jetë më të mirë.

Prishtinasi është i lindur në një qytezë të vogël të quajtur Achern që është afër qytetit të madh gjerman Freiburg.

Florenti karrierën si futbollist e ka nisur qysh në moshën gjashtë vjeçare ku është aktivizuar tek skuadra lokale SV Sasbach e ku pati paraqitje mjaftë të mira si fëmijë.

Kalimi tek akademia e Karlsruher

Falë paraqitjeve të mira në moshë të re, në vitin 2007 Florent Muslija do të bënte hapin e parë të madh në karrierën e tij të hershme.

Edhe pse në moshën 9 vjeçare, Florenti e lë skuadrën lokale Sasbach për të kaluar në akademinë e klubit të madh gjerman Karsluher.

Nga viti 2007, Muslija ka kaluar të gjitha grupmoshat te Karlsruher deri në ekipin e parë ku luajti rregullisht në Bundesliga 3.

Te klubi bardhekaltër gjerman, Muslija qëndroi për nëntë vite, para se të largohej në vitin 2018.

Transferimi te Hannover dhe ëndrra e realizuar për të luajtur në Bundesliga

Falë paraqitjeve fantastike me fanellën e Karlsruher, Muslija ra në sytë e skuadrës së madhe gjermane Hannover 96.

Në vitin 2018, Hannover pagoi 1,4 milionë euro te Karsluher për ta transferuar kosovarin në radhët e veta.

Edhe pse në moshë të re, Hannoveri ia bëri ëndrrën realitet duke i mundësuar ndeshje në Bundesliga.

Në edicionin e tij të parë në elitën e futbollit gjerman, Muslija luajti në 17 takime, pesë si titullar dhe 12 të tjerë si zëvendësues, ku shënoi dy gola.

Hannover nuk arriti të mbijetoi në mesin e skuadrave më të mira në Gjermani dhe nga edicioni i ri do të jetë në Bundesliga II.

Edhe pse për lojtarin interesimet nga skuadrat tjera elitare gjermane nuk mungojnë, ai do të mbetet pjesë e Hannoverit për ta ndihmuar skuadrën të rikthehet në mesin e ekipeve më të mira në Gjermani.

Muslija ka kontratë me klubin bardhegjelbër deri në vitin 2022 ku vlera e tij është tre milionë euro.

Ndeshjet me Kombëtaren e Gjermanisë U20

Paraqitjet e mira me fanellën e Hannoverit nga Muslija kanë bërë që Kombëtarja gjermane ta afrojë në radhët e veta.

Në fakt Muslija ka pesë paraqitje për grupmoshat e Gjermanisë U-20.

Florent Muslija (Photo by Bryn Lennon/Bryn Lennon/Getty Images)

Prishtinasi i talentuar ka luajtur ndaj Republikës së Çekisë, Holandës, Zvicrës, Anglisë dhe Italisë.

Në këtë pesë ndeshjes, Muslija ka shënuar një gol ndaj Zvicrës dhe ka bërë një asistim ndaj Italisë.

Nga muaji shtator i këtij viti, prishtinasi i talentuar do ta bartë për herë të parë fanellën e Përfaqësueses së Kosovës.

Për ironi, Muslija debutoi me Gjermaninë në ndeshjen ndaj Çekisë, ndërsa ndaj çekëve mund ta bëjë debutimin edhe me fanellën e Kosovës më 7 shtator në Fadil Vokrri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Serie A
Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Premier League
Kalo në kategori