LAJMI I FUNDIT:

Nga sa para fituan boksierët pas meçeve në eventin “Day of Reckoning”?

Nga sa para fituan boksierët pas meçeve në eventin “Day of Reckoning”?

Mbrëmja e së shtunës ishte një spektakël për të gjithë tifozët që pëlqejnë boksin, teksa të gjithë ishim dëshmitar të dy meçeve që garantuan spektakël për shikuesit.

Boksieri britanik Anthony Joshua, u ndesh me Otto Wallin të cilin e mposhti pas pesë raundeve pasi ekipi i këtij të fundit vendosi që Wallin të mos kthehet më në ring.


Ndërkohë në meçin tjetër mes Deontay Wilder dhe Joseph Parker ndodhi befasia, pasi Parker arriti ta mposhtë Wilderin duke dominuar gjatë tërë meçit.

Boksieri nga Zelanda e Re i njohur ndryshe në publik me nofkën “Kiwi”, arriti ta mposht Wilderin pas 12 raundesh me vendim të gjyqtarëve.

Natyrisht që ky event ka zgjuar kureshtjen e të gjithëve, për paratë që boksierët kanë përfituar si pasojë e këtyre meçeve.

Ka qenë vet Wilder ai i cili para meçit kishte konfirmuar se do të fitonte rreth 40 milionë dollar për dy meçet e konfirmuara, përfshirë atë kundër Anthony Joshuas në 2024.

Joshua do të ndeshet për titullin kampion bote në peshat e rënda, mësohet kundërshtari i tij
Lexo po ashtu Joshua do të ndeshet për titullin kampion bote në peshat e rënda, mësohet kundërshtari i tij

Wilder paguhet mesatarisht 10 apo 20 milionë euro për çdo luftë që zhvillon, andaj shuma e fituar nga ky meç sipas raportimeve, kap shifrën e 10 milionë eurove.

Ndërkohë Parker, i cili nuk ka pasur një karrierë të bujshme njësoj sikur Wilder, besohet se nga ky meç ka përfituar 2 deri në 3 milionë euro.

Ndërsa sa i përket meçit mes Joshuas dhe Wallin ndonëse nuk ka ende ndonjë informacion zyrtar, vlerësohet se edhe Joshua poashtu ka fituar 10 milionë dollarë.

Sidoqoftë, paratë e vërteta do të vinin nëse do të caktohej meçi me Wilder, ku çmimi raportohet se do të shkonte mbi 40 milionë euro./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori