LAJMI I FUNDIT:

Nga profili ‘top’ i Mourinhos deri tek ‘i panjohuri’ i Palmeiras – të gjithë emrat që po lidhen me stolin e PSG-së

Nga profili ‘top’ i Mourinhos deri tek ‘i panjohuri’ i Palmeiras – të gjithë emrat që po lidhen me stolin e PSG-së

Klubi francez, Paris Saint-Germain ka filluar të mendojë për emrin e trajnerit të ri për sezonin e ardhshëm dhe tashmë shumë emra të njohur kanë përfunduar në titujt e gazetave.

“Nëse nuk ka ndonjë surprizë, trajneri i PSG-së sezonin e ardhshëm nuk do të jetë Christophe Galtier ”, deklaroi prerazi gazeta L’Equipe.


Ish-trajner i Lille dhe Nice nuk do të zgjasë më shumë se një sezon punën e tij në Parc des Princes, sipas të gjitha indikacioneve, dhe klubi parisian tashmë po lëviz për të gjetur trajnerin perfekt për hapin tjetër të projektit të Katarit në klub.

Me largimin e Leo Messit dhe Neymarit në horizont dhe me Kylian Mbappe që nuk synon të zgjasë kontratën e tij deri në vitin 2025, prioriteti aktual i klubit është të gjejë një kapiten të ri për anijen, dikë të aftë për vazhdimin e fitoreve në Francë dhe të hedhjes së atij hapi përpara në Ligën e Kampionëve që nuk ka ardhur.

Sipas L’Equipe, diskutimi kryesor është të dihet se kush do të marrë vendimin për trajnerin e ardhshëm. Deri në verën e kaluar, pronësia e Katarit ishte përfshirë në të gjitha vendimet, por Luis Campos mori përgjegjësinë e fundit për emërimin e një trajneri të ri.

Me rezultatin e hedhur në fund të sezonit, ata dyshojnë nëse Campos do ta marrë sërish këtë vendim i vetëm apo nëse Katari do të rimarrë kontrollin e vendimmarrjes për të punësuar trajnerin e ardhshëm.

Campos dhe Al-Khelaifi

Nga profili ‘top’ i Mourinhos deri tek ‘i panjohuri’ i Palmeiras

Ndërsa Zinedine Zidane mbetet një ëndërr e paarritshme për PSG-në, lajmet tregojnë për emra të tjerë.

I pari është Jose Mourinho, i cili pas fitores së Konferencës së Ligës me Romën sezonin e kaluar, ka rikthyer kryeqytetasit italianë në një finale tjetër evropiane, të cilën do ta luajë kundër Sevillas të mërkurën e ardhshme për fronin e Ligës së Evropës. Me ‘taktikat’ e ripërtërira, Mou rishfaqet në agjendat e të mëdhenjve.

Në një profil të mesëm do të ishin Thiago Motta, i njohur nga tifozët e PSG-së dhe që po lë ndjenja të mira me rolin e tij në Bologna, dhe Marcelo Gallardo, i cili është ende pa skuadër pas largimit nga River Plate, për të bërë kapërcimin drejt Evropës.

Por, Luis Campos ka një kartë nën mëngë.

Gazeta franceze jep emrin e Abel Ferreira, dikur te Sporting Braga dhe trajner aktual i Palmeiras, si një surprizë e mundshme për nankinën e Parque de los Principes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori