LAJMI I FUNDIT:

Nga pragu i luftës në shpresat e paqes: Çfarë mund të ndodhë në samitin historik ndërmjet Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut

Nga pragu i luftës në shpresat e paqes: Çfarë mund të ndodhë në samitin historik ndërmjet Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, do të takohen të premten pas më shumë se një dekade – dhe jo vetëm kaq – marrëdhëniesh jo të mira mes dy vendeve.

Kjo ngjarje do të përcillet nga një tjetër zhvillim në pritje – takimi Kim dhe Trump, ku do të shihet nëse vërtetë Koreja e Veriut është e gatshme të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj pjesës tjetër të botës.

Dhe, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, denuklearizimi dhe paqja në gadishullin korean do të jenë tema në agjendë, në secilin takim.

Edhe pse analistët janë skeptikë që Pheniani do të heqë dorë nga arsenali dhe kapacitetet që “trembin të gjithë kundërshtarët”, samiti është ende premtues për të dy Koretë.

Secila palë ka problemet e veta, siç janë sanksionet apo familjet e ndara, dhe kështu janë edhe çështjet që ka gjasa të jenë në tryezën e negociatave.

Përveç faktit se udhëheqësit koreanë nuk janë takuar që nga viti 2007, edhe për Kim ky është takimi i parë i këtij lloji.

Ndryshe nga takimi i tij me homologun kinez Si Jingping, i fshehtë dhe i konfirmuar vetëm pas ngjarjes, këto bisedime do të transmetohen në televizion, shkruajnë media.

Sigurisht, ai po shkon në hapat e babait të tij.

Kim Jong-il u takua me presidentët e Koresë së Jugut në dy samite: Kim Dae-jang i parë në vitin 2000 dhe pastaj Roh Mu-huiun në vitin 2007.

Në këto takime ishin arritur disa marrëveshje: Kompleksi Industrial Kaesong është themeluar dhe disa familje që janë ndarë nga lufta janë bashkuar.

Megjithatë, çarmatimi mbetet një çështje e pazgjidhur dhe me provokimet e reja paqja ka shkuar drejt dështimit.

Qëllimet e Koresë së Jugut

Për një dekadë dhe gjithnjë e më shumë dhjetëra mijëra tensione dhe kërcënime, Seuli ktheu në tryezën negociuese Pyongyangin.

Presidenti Moon, pjesëmarrja e të cilit në negociatat ndërkoreane daton në pozitën e asistentit kryesor të ish-Presidentit Rohu, vitin e kaluar mori detyrën që të angazhohet edhe më tej në këtë drejtim.

“Nuk ka dyshim se ai do që pajtimi të jetë pjesë e angazhimit të tij”, thotë Ji-Jung Li, asistent profesor në Shkollën Universitare të Diplomacisë Amerikane.

E sipas mediave, përcjell Telegrafi, shpresat që Moon të investojë në një samit janë të dukshme – duhet të arrijë një marrëveshje paqeje mes dy Koreve, të cilat janë teknikisht më shumë se gjysmë shekulli në luftë.

Ministria e Bashkimit, e cila mbikëqyr marrëdhëniet me Korenë e Veriut, tha se denuklearizimi dhe ulja e tensioneve ushtarake janë qëllimi kryesor, dhe pastaj krijimi i një lidhje më të ngushtë ekonomike dhe sociale me Korenë e Veriut.

Gjithashtu, do të konsiderohet ribashkimi i 60,000 anëtarëve të familjeve, të ndara nga Lufta e Koresë.

Takimet për këtë çështje u zhvilluan herën e fundit në vitin 2015, përpara se marrëdhëniet të përkeqësoheshin përsëri, pjesërisht për shkak të programit bërthamor të Phenianit.

Pritet gjithashtu që do të ketë diskutime edhe për lirimin e të huajve që ndodhen në burgun e Koresë së Veriut.

Cilat janë qëllimet e Koresë së Veriut?

Qëllimet e Koresë së Veriut nuk janë aq të dukshme. Shumë analistë thonë se sanksionet e SHBA dhe të OKB-së kanë shkatërruar ekonominë, arsyeja pse Kim është gati të flasë.

Për Kim, të gjitha rrugët çojnë kah Trump dhe një bisedë me Moon është një “haraç” që duhet paguar si një biletë për negociatat me Uashingtonin.

Çfarë është realiste për të arritur?

Pika fillestare do të jetë unifikimi potencial i Koreve dhe denuklearizimi i Phenianit.

“Këto bisedime mund të jenë një lloj kthese”, thotë një analist i cili pret shumë marrëveshje dhe shqyrtim të shkëmbimit të koncesioneve pas samitit.

Të gjithë sytë do të shndërrohen edhe tek gjestet e udhëheqësve, pasi analistët besojnë se suksesi varet nga “kimia” midis tyre.

“Unë mendoj se ky do të jetë një takim shumë i mirë për të dy liderët, por në aspektin nëse kjo do të çojë në denuklearizimin, unë nuk jam aq i sigurt”, vlerëson Dr. Kim nga Instituti për Studime të Politikave – Asan. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Biden thotë se kombet arabe,

Biden thotë se kombet arabe, "të përgatitura për të njohur plotësisht Izraelin" për herë të parë

Botë
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Kalo në kategori