Kur nisi ky sezon 2025/26 u prit që disa klube të luftonin me Ballkanin dhe Dritën për titullin kampion, pasi investuan mjaftë shumë në afatin kalimtar veror si dhe vendosën objektiva të qartë.

Mirëpo, tani që jemi në xhiron e 34-të, realiteti është komlpet ndryshe pasi jo vetëm që nuk iu afruan fare garës për titullin kampion, por edhe nuk gjasa as për të luajtur në Evropë.


Bëhet fjalë për tri klubet e mëdha kosovare, Prishtinën, Gjilanin dhe Llapin.

Prishtina – E nisi si kandidat për titull, shkarkoi dy trajnerë dhe tani po synon t’i ikë barazhit

E nisim me klubin më të trofeshëm në Kosovë, Prishtinën. Skuadra “bardhëkaltër” fillimisht dëshpëroi në transferime, ku një pjesë e madhe e lojtarëve që solli drejtori sportiv Driton Krasniqi, nuk arritën ta gjejnë formën e duhur.

Prishtina e nisi shumë mirë kampionatin me rezultate pozitive, e deri në stinorin pranveror edhe ishte në garë për titull matematikisht. Por, pas xhiros së 11-të ndryshoi e tërë situata. Në shtatë ndeshje, skuadra nga kryeqyteti nuk e di çfarë është fitorja, për të regjistruar pesë humbje dhe dy barazime në proces.

Dështimi ishte aq i qartë te Prishtina, ku si pasojë edhe mbeten të shkarkuar dy trajnerë. Fillimisht në nëntor Arsim Thaqi, e vetëm disa muaj më vonë pasuesi i tij, Afrim Tovërlani.

Prishtina aktualisht renditet në pozitën e katërt me 46 pikë, 10 nën Malishevën që e siguroi në vikendin e kaluar pjesëmarrjen në Evropë, ndërsa tani ka nevojë për së paku një fitore që mos ta rrezikojë rënien në barazh.

Gjilani – Investime të mëdha, por rezultate e dobëta

E njëjta situatë ishte edhe me Gjilanin, klub që kishte për objektiv së paku daljen në Evropë.

“Skifterët” kishin bënë pak ndryshime në skuadër, por që nga fillimi i sezonit u vërenjt një formë e zbehët, ku brenda 10 xhirove të para arritën vetëm dy fitore.

Si pasojë e rezultateve të vazhdueshme negative, Gjilani vendosi t’i ndajë rrugët me trajnerin Nuhiu, i cili pas pak kohe mori Tiranën – ndërsa e zëvendësuan me Debatik Currin.

Me Currin, Gjilani u këndell për mrekulli – atë duke iu afruar në vetëm gjashtë pikë liderit, atë kohë Ballkani. Sidoqoftë, prej një kandidati të mundshëm për titull, brenda një periudhe të shkurtër “Skifterët” u përplasen me të vërtetën e hidhur.

Nga barazimi 1-1 me Ballkanin më 12 prill, Gjilani nuk e di më shijen e fitores. Ata kanë arritur të marrin vetëm dy barazime, kurse pësuan plot katër humbje.

Shkaku i kësaj, Gjilani tani po renditet në vendin e gjashtë me vetëm 45, e në rast që nuk “zgjohet nga gjumi” – atëherë gjasat janë reale që të mbesin në barazh, me dallimin që është vetëm dy pikë.

Llapi – Dështimi më i madh i këtij viti

Llapi në vitet e fundit gjithnjë ka pretenduar ta fitojë titullin kampion, por këtë vit kanë qenë në një formë jashtëzakonisht të keqe.

Skuadra e Tahir Batatinës jo vetëm që nuk ka shanse të dalë në Evropë, por po lufton për t’i ikur barazhit, meqenëse aktualisht zë vendin e tetë.

Për dallim nga dy klubet e tjera, Llapi e nisi sezonin në mënyrën më të keqe të mundshme. Pra edhe pse sezoni nisi më 17 korrik, skuadra llapjane fitoren e parë e regjistroi në fund të muajit shtator (29 shtator kundër Gjilanit, 4-1).

Edhe pse të gjithë tifozët kishin shpresa për një këndellje, kjo nuk ndodhi. Skuadra e Batatinës tërë sezonin ka luftuar për t’i ikur zonës së rrezikshme, respektivisht barazhit ndërsa objektivin ende nuk e kanë arritur, edhe pse kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u zhvilluar.

Goditja më e rëndë i erdhi në eliminimin nga Kupa e Kosovës, trofe përmes secilës ëndërronin ta siguronin pjesëmarrjen në Evropë, por pësuan humbje nga Ferizaj me rezultat 2-1 në përgjithësi.

Kësisoj, të tre skuadrat që e nisën sezonin me plot shpresë po e mbyllin në mënyrën më të keqe të mundshme./Telegrafi/

telegrafi sport app