Prishtina ka fituar Kupën e Kosovës për edicionin 2024/25, duke mposhtur Llapin me rezultat minimal 1-0 në një ndeshje të bukur të zhvilluar para rreth 10 mijë shikuesve në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Goli vendimtar u shënua në fillimin e pjesës së parë nga Albin Krasniqi, i cili përveç se ishte protagonist i finales, është edhe historia më interesante e këtij suksesi.
Mesfushori, që vetëm disa muaj më parë ishte “ngrirë” nga klubi për shkak të mosmarrëveshjeve kontraktuale, u rikthye fuqishëm në momentin kur skuadra kishte më së shumti nevojë për të.
Krasniqi, së bashku me kapitenin Drilon Islami, ishin jashtë planeve të trajnerit Jean Michel-Cavalli për një periudhë, pasi nuk gjetën gjuhë të përbashkët me klubin për rinovim.
Por, situata ndryshoi kur Prishtina pa se sezoni mund të rrëshqiste në një fiasko sportive. Klubi vendosi të bëjë një hap pas, duke rikthyer Krasniqin në qendër të kreativitetit të ekipit.
Vendimi doli të ishte i drejtë. Mesfushori realizoi edhe në gjysmëfinale kundër Dritës, në një fitore bindëse 3-0, për ta vazhduar formën e tij edhe në finalen e madhe ndaj Llapit. Me këtë paraqitje, ai konfirmoi edhe një herë se është një nga mesfushorët më të mirë në futbollin kosovar.
Nga një situatë e pasigurt, në një kontribut vendimtar për trofe, Krasniqi kaloi nga “i padëshiruar” në hero të qytetit, duke dëshmuar rëndësinë e karakterit, profesionalizmit dhe momentit në sport.
Për Prishtinën, ky është një tjetër sukses i madh që e mban klubin në majat e futbollit të Kosovës, ndërsa për Krasniqin, ndoshta kjo finale do të mbetet si pika më kulmore në karrierën e tij – të paktën deri në kontratën e ardhshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lewandowski pranon t'i bashkohet Superligës së Arabisë Saudite

Arsenali këmbëngul në transferimin e yllit të Real Madridit pavarësisht vështirësisë së marrëveshjes

Transferimi me kosto zero që Barcelona dëshiron të bëjë në vitin 2026

“Shumë nxehtë për "Palmerin e ftohtë"”, faqja zyrtare e Flamengos tallet me yllin e Chelseat

Osimhen i vendos ultimatum Juventusit

Real Madridi përjashton mundësinë e nënshkrimit të yllit që kërkohet nga Xabi Alonsos

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Top 11 transferime që pritet të realizohen këtë verë - Isak, Sesko, Gyokeres dhe disa top yje të tjerë

Trump deklaron sërish: Meritoja çmimin Nobel për zgjidhjen e problemit Kosovë – Serbi

Përfshihen nga flakët disa vetura në Breg të Diellit në Prishtinë

Man City po mendon projektin e ri pa Guardiolan - ka gjetur zëvendësuesin 'perfekt' të spanjollit

Zbulime me rëndësi historike në Istog, Instituti Arkeologjik dhe Universiteti i Miçiganit ndriçojnë historinë e hershme të Kosovës

Me kalimin te Liverpooli – Wirtz pritet të thyejë “rregullin e artë” të Kloppit që e kishte vendosur në Anfield