Disa nga yjet më të famshëm të Los Angelesit po zihen në flagrancë pasi janë dënuar për përdorimin e tepërt të ujit në mes të një emergjence të rëndë thatësire në të gjithë Kaliforninë Jugore.
Kim Kardashian dhe motra e saj Kourtney janë ndër shkelëset më të këqija të këtij veprimi në Kalifornisë Jugore, tha për NPR Mike McNutt, një zëdhënës i Ujësjellësit Rajonal – Las Virgenes.
Dy motrat kanë marrë “njoftime për tejkalim shfrytëzimi” nga ujësjellësi, i cili u shërben qyteteve të pasura të: Agoura Hills, Calabasas, Hidden Hills dhe Westlake Village. “Këto njoftime u jepen banorëve të qarkut që kanë tejkaluar buxhetin e tyre mujor të përdorimit të ujit të caktuar nga departamenti të paktën katër herë”, tha McNutt.
Dhe të famshmet e familjes Kardashian nuk janë të vetmet.
Komiku Kevin Hart, ish-ylli i NBA-së Dwyane Wade dhe gruaja e tij, aktorja Gabrielle Union dhe Sylvester Stallone kanë vazhduar gjithashtu të tejkalojnë kufijtë e shfrytëzimit të ujit, pavarësisht paralajmërimeve dhe gjobave të përsëritura nga ujësjellësi. Tani, departamenti i ujit mund të instalojë pajisje kufizuese të rrjedhës që mund të zvogëlojnë dushet që derdhen në një rrjedhë të thjeshtë dhe pothuajse me siguri do të ujisin lëndinat që rrethojnë pallatet e tyre përkatëse.
Shkeljet u raportuan fillimisht nga Los Angeles Times. Të martën, McNutt konfirmoi të dhënat, duke shtuar se, në total, më shumë se 1600 banorë po shkelin rregullat.
“Kam vënë re se distrikti është 100 për qind i varur nga uji i importuar nga malet e Sierra Nevada 400 milje larg. Ne nuk kemi ujëra nëntokësore, nuk kemi burime të tjera alternative për të nxjerrë”, shtoi ai.
McNutt tha se motrat Kardashian kanë tejkaluar lejimin e tyre zyrtar të përdorimit të ujit në vlerën 150 për qind ose më shumë, për disa muaj që kur përpjekjet për ruajtjen e ujit u zbatuan për herë të parë në fund të vitit të kaluar.
Sipas llogaritjes së ndërmarrjes, tha ai, dy parcelat fqinje të Kim Kardashianit në Hidden Hills, kaluan kufirin e përdorimit të ujit me rreth 232,000 gallona (1,054 kubikë). Motra e saj, Kourtney, e cila jeton në Calabasas, harxhoi 101,000 gallona (459 kubikë) të tjera të tepërta. E kombinuar, kjo sasi uji do të mbushte gjysmën e një pishine me madhësi olimpike.
Dwyane Wade dhe gruaja Gabrielle Union duket se kanë filluar të bëjnë njëfarë përparimi në frenimin e përdorimit të ujit në pronën e tyre në muajin qershor, duke shpenzuar 90,000 gallona (409 kubikë). Por fatura e tyre e majit ishte tronditëse – ata përdorën 489,000 litra (2223 kubikë) ujë shtesë atë muaj për shkak të një mosfunksionimi të pishinës, tha çifti në një deklaratë për Times.
Ndërkohë, një përfaqësues i aktorit Sylvester Stallone dhe gruas së tij modele, Jennifer Flavin, tha për Times se prona e tyre ka shumë pemë frutore të mëdha dhe të pjekura që do të rrezikoheshin pa ujitje të mjaftueshme. Në qershor, çifti përdori 230,000 litra ujë të tepërt – më shumë se 533 për qind e buxhetit të tyre të ndarë.
Prona prej 26 hektarësh e Kevin Hart në Calabasas shpenzoi gjithashtu më shumë se 117,000 gallona (531 kubikë) sesa është buxhetuar për një parcelë të tillë.
McNutt shpjegoi se departamenti ka një formulë për llogaritjen e përfundimeve për ata që i shmangen në mënyrë flagrante udhëzimeve të ruajtjes. Por ai e pranon se ato nuk janë pengesë për të pasurit dhe të famshmit.
“Për të famshmit, muzikantët ose sportistët që të gjithë jetojnë në zonë, gjobat monetare do të jenë të pakuptimta për ta sepse nuk ka rëndësi. Ata kanë shumë para dhe nëse duan, mund të shpenzojnë 5000 dollarë (5,007 euro) në muaj për një faturën e ujit”, tha ai.
Në të vërtetë, Kim Kardashian, perandoria e së cilës tani përfshin një linjë të brendshme të quajtur “Skims”, u faturua afërsisht 2,325 dollarë (2,333 euro) për përdorimin e tepërt të saj. Kjo është e barabartë me rreth 38 kostume trupore nga linja e saj, të cilat shiten me pakicë në vlerën 62 dollarë (62,21 euro) një copë. Gjoba e Hartit për qershorin, është rreth 1,170 dollarë (1,174 euro), më pak se kostoja e tri biletave të rreshtit të dytë për shfaqjen e humoristit në Chicago të enjten. (Biletat e vetme shiten për 382 dollarë/383 euro secila, plus tarifat shtesë).
Tani ujësjellësi dëshiron të godasë njerëzit atje ku dhemb vërtet.
Sipas McNutt, kjo do të nënkuptonte instalimin e një pajisjeje për kufizimin e rrjedhës që do të reduktonte automatikisht përdorimin e ujit jashtë me 70 për qind të kapacitetit.
“Njerëzit që i japin përparësi peizazhit të harlisur dhe të gjelbër në vend të ruajtjes, duhet “të kuptojnë se ajo që po bëjnë është se po ia marrin ujin dikujt që mund të jetë mijëra e milje e milje larg… të cilit i duhet për gatim, pastrim ose larje”, tha McNutt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Emily Ratajkowski shfaq barkun e saj të tonifikuar me një këmishë të zbërthyer, gjatë shëtitjes së qenit në New York](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/emily-2-380x233.jpg)
Emily Ratajkowski shfaq barkun e saj të tonifikuar me një këmishë të zbërthyer, gjatë shëtitjes së qenit në New York
![Sandra Bullock mbush 60 vjet, por gjithmonë në formë të shkëlqyer – sekretet e suksesit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-26-161710-380x233.png)
Sandra Bullock mbush 60 vjet, por gjithmonë në formë të shkëlqyer – sekretet e suksesit
![Jennifer Lopez tregon gjoksin e saj në rroba banje, në rezidencën milionëdollarëshe në Los Angeles](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/jen-380x233.jpg)
Jennifer Lopez tregon gjoksin e saj në rroba banje, në rezidencën milionëdollarëshe në Los Angeles
![E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/bi-99999999999999-380x233.jpg)
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë
![Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/mozzik_1721990420_3420626026282760627_728904105-380x233.jpg)
Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti
![Bebe Rexha inkuadroi tupana në performancën e saj, solli frymë kombëtare në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/bibibibibi-380x233.jpg)
Bebe Rexha inkuadroi tupana në performancën e saj, solli frymë kombëtare në "Sunny Hill 2024"
![Dua Lipa shfaqet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/dua-lllll-380x233.jpg)
Dua Lipa shfaqet "shtatzënë" në reklamën e re për 'Porsche', fansat vërshojnë me komente
![Influencuesja kineze Baby Tingzi peshon vetëm 25 kilogramë, ndjekësit i luten që të kërkojë ndihmë mjekësore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/bbbb.jpeg)
Influencuesja kineze Baby Tingzi peshon vetëm 25 kilogramë, ndjekësit i luten që të kërkojë ndihmë mjekësore
![Bebe Rexha “mbretëron” në Prishtinë me performancën e saj të zjarrtë në festivalin “Sunny Hill 2024”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/bibi8-380x233.jpg)
Bebe Rexha “mbretëron” në Prishtinë me performancën e saj të zjarrtë në festivalin “Sunny Hill 2024”
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Zana Spahiu dorëhiqet nga ushtruesja detyrës së drejtoreshës në RTK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Zana-Spahiu-380x233.jpg)
Zana Spahiu dorëhiqet nga ushtruesja detyrës së drejtoreshës në RTK
![Liverpooli po i transferon dy yjet e rivalit nga Liga Premier për 100 milionë euro](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/arne-slot-380x233.png)
Liverpooli po i transferon dy yjet e rivalit nga Liga Premier për 100 milionë euro
![Ripërserit Daçiq: Është i pamundur ekstradimi i Radoiçiqit, Serbia nuk e njeh Kosovën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/dacic-radoicic-768x517-1-380x233.jpg)
Ripërserit Daçiq: Është i pamundur ekstradimi i Radoiçiqit, Serbia nuk e njeh Kosovën
![I kërkuar nga Real Madridi: Trent Alexander-Arnold ka vendosur për të ardhmen e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/trent-alexander-arnold-380x233.png)
I kërkuar nga Real Madridi: Trent Alexander-Arnold ka vendosur për të ardhmen e tij
![Trump: Nëse iranianët më vrasin, Amerika dua që ta zhduk Iranin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_2-99-380x233.jpg)
Trump: Nëse iranianët më vrasin, Amerika dua që ta zhduk Iranin
![Kur do të kthehet trupi i Faton Hajrizit, flet Ivica Daçiq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/image-2024-07-25T175333.484-380x233.jpg)
Kur do të kthehet trupi i Faton Hajrizit, flet Ivica Daçiq