LAJMI I FUNDIT:

Nga mirëmbajtja deri te kujdesi: Pesë këshilla thelbësore për mustaqe të pastra

Nga mirëmbajtja deri te kujdesi: Pesë këshilla thelbësore për mustaqe të pastra
(Foto: Instagram/movember)

‘Movember’, emri i nëntorit në shenjën e mustaqeve, thekson truket e thjeshta për të ruajtur dekorimin e fytyrës së një burri, ndërkaq midis formulave të bukurisë që përdoren janë vaji dhe pilingu.

Movember (moustache dhe november – mustaqet dhe nëntori) është koha kur meshkujt lëshojnë mustaqet në mënyrë që të ngrenë vetëdijen për problemet shëndetësore të meshkujve siç është kanceri i prostatës, testikujve dhe vetëvrasjeve dhe nxisin njëri-tjetrin në kontrolle të rregullta.


Kujdesi ideal i mustaqeve përfshin rritjen e mustaqeve, pilingun, kremin, vajin dhe mënyrën e krehjes.

(Foto: Instagram/movember)

1. Dy javët e para i lënë të rriten. Ky është hapi më i thjeshtë, vetëm lini të rriten dhe mos u jepni formë. Gjatë asaj kohe mustaqet do të bëhen më të plota.

“Mustaqet rriten midis 0.2 deri në 0.4 milimetra në ditë”, ka thënë berberi njujorkez, Mitsuru Aota, për MFB dhe ka shtuar se rritja varet edhe nga tekstura dhe gjenetika.

(Foto: Instagram/movember)

2. Përdorni pilingun. Pas dy javëve të para, pastroni me piling. “Ju propozoj piling më të fuqishëm, poenta është të pastrohet lëkura. Bëjeni këtë gjatë kohës kur jeni duke bërë dush apo duke pastruar fytyrën në lëkurë të lagur”, thekson Aota.

(Foto: Instagram/movember)

3. Vazhdoni kujdesin me vajra dhe kremra. Pas pilingut pason kujdesi, janë të popullarizuara vajrat për mustaqe të cilat u japin shkëlqim dhe butësi, ndërkaq mund të përdorni edhe kremin. Pastaj krihni me një brushë të vogël apo me krehër. Nëse i fiksoni, propozohet dyllë i butë, i cili njëherësh edhe i kuron.

(Foto: Instagram/movember)

4. Krihni anash, jo nga poshtë. “Nëse janë të krehura nga poshtë, mund t’ju ndodhë të kafshoni ndonjë qime. Ndoshta kjo ju tingëllon qesharake, mirëpo nuk do të besoni sa meshkuj e bëjnë këtë rastësisht. Ju propozoj krehjen anash”, këshillon berberi njujorkez, Mark Tabibov.

(Foto: Instagram/movember)

5. Jepni formën një herë në muaj. Ekspertët propozojnë formësim të mustaqeve një herë në muaj, mirëpo kjo sërish varet sa shpejt ju rriten dhe sa janë të dendura mustaqet. Mund të përdorni trimerin apo gërshërët apo të shkoni te berberi i cili profesionalisht do t’jua rregullojë mustaqet. /Telegrafi/