Nga krimi, denoncimi i nënës deri tek arrestimi - gjithçka që ndodhi në Mal të zi pas vrasjes së trefishtë

Njëzetepesëvjeçari Vehid Muriq, dyshohet se pardje ka vrarë tre persona në Podgoricë dhe më pas ka shkuar në vendlindjen e tij, në Rozhajë, ku është paraqitur në derën e shtëpisë familjare.
“Nanë, i kam përgjakur duart, kam vrarë tre njerëz... më fal”, thuhet se ka thënë ai, sipas burimeve të gazetës “Vijesti” nga hetimet.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, Murić ka përdorur armë të ftohtë pas një konflikti me tre viktimat – vëllezërit Denis (28) dhe Nezrin Hot (27) nga Rozhaja dhe shtetasin e Kosovës, Kenan Miraljemoviq.
Pak pas orës 20:00 mbrëmë, Policia njoftoi se Muriq është arrestuar në qendër të kësaj komune në veri të vendit.
Një burim i gazetës tha se katër bojaxhinjtë ishin përleshur për shkak të një borxhi.
Nga Policia u deklarua zyrtarisht se vrasjes, në të cilën është përdorur armë e ftohtë, i kanë paraprirë “mosmarrëveshje personale mes viktimave dhe të dyshuarit”.Ata theksuan se, sipas njohurive të tyre, kjo ngjarje nuk është e lidhur me veprimtarinë e strukturave kriminale.
“Supozohet se këtij akti penal i kanë paraprirë mosmarrëveshje personale ndërmjet personave të vrarë dhe të dyshuarit. Të gjithë personat janë me origjinë nga Rozhaja. Në vendngjarje po kryhet këqyrja. Sipas informacioneve paraprake nga vendi i ngjarjes, vepra penale ka shumë gjasa të jetë kryer me përdorimin e një arme të ftohtë. Për detajet e masave dhe veprimeve të ndërmarra, publiku do të njoftohet me kohë”, njoftoi policia dje pak minuta para orës 14:00.

Rreth gjysmë ore më pas, kjo institucion i sigurisë u deklarua sërish, duke u dërguar mediave fotografitë e të dyshuarit Muriq.
“Zyrtarët e Policisë, në koordinim me Prokurorinë e Lartë Shtetërore në Podgoricë, po ndërmarrin masa dhe veprime urgjente për lokalizimin e personit të dyshuar për vrasjen e trefishtë në Podgoricë – V.M. (25). Të gjitha kapacitetet në dispozicion të Policisë janë angazhuar për lokalizimin dhe arrestimin e tij, dhe u bëjmë thirrje edhe qytetarëve të japin çdo informacion që mund të jetë i rëndësishëm për gjetjen e tij. Nëse kanë ndonjë informacion për këtë person, qytetarët lutem ta raportojnë në stacionin më të afërt policor ose duke telefonuar në numrin 122, dhe nëse ndodhen në të njëjtin vend apo objekt me këtë person, të jenë të kujdesshëm”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Duke ndarë me mediat tre fotografi të të dyshuarit, të marra nga burime publike të hapura, ata theksuan se këtë e bëjnë “me qëllim të lehtësimit të identifikimit dhe raportimit të të dyshuarit”.
Rreth orës 20:30, Policia njoftoi publikun se Muriq është arrestuar.
“Pas ndërmarrjes së aktiviteteve të gjera operative dhe një aksioni taktik të realizuar me saktësi, (policët) e lokalizuan në zonën më të ngushtë urbane të Rozhajës, në hapësirë të hapur, V.M. (25) nga Rozhaja, i dyshuar për veprën penale vrasje e rëndë, dhe e privuan nga liria, për çka është njoftuar prokurori shtetëror në Prokurorinë e Lartë Shtetërore në Podgoricë”, thuhet në njoftim, duke shtuar se i dyshuari do të dërgohet me kallëzim penal në Prokurorinë e Lartë Shtetërore në Podgoricë për procedim të mëtejshëm.
Prokurorja e Prokurorisë së Lartë Shtetërore në Podgoricë, Danka Ivanoviq Gjeriq, u deklaroi gazetarëve pas disa orësh këqyrjeje në Stari Aerodrom se janë mbledhur të gjitha provat dhe gjithçka që është e rëndësishme për rrjedhën e mëtejshme të hetimit.
“Po kërkohet autori i kësaj vepre penale. Nuk ka informacione për motivet e krimit. Në këtë moment dyshohet se vrasja është kryer me armë të ftohtë”, tha Gjeriq disa orë para se i dyshuari të arrestohej.
“Policia në zonën qendrore të qytetit të Rozhajës, në një hapësirë të hapur, e lokalizoi V.M., i dyshuar për veprën penale vrasje e rëndë, dhe e privoi nga liria, për çka është njoftuar prokurori shtetëror në Prokurorinë e Lartë Shtetërore në Podgoricë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/





















































