Pas mbylljes së afatit kalimtar të Serie A të premten mbrëma, tani mund të zbulojmë top 10 blerjet më të shtrenjta të bëra nga klubet italiane këtë verë.

Juventusi bëri dy nënshkrimet më të shtrenjta në Serie A këtë verë me blerjet e Teun Koopmeiners nga Atalanta dhe Douglas Luiz nga Aston Villa, të cilët kushtuan mbi 110 milionë euro së bashku.


Napoli ka katër lojtarë që shfaqen në listën e top 10 pas nënshkrimeve të tyre me Alessandro Buongiorno, David Neres, Romelu Lukaku dhe Scott McTominay.

Roma ka tre hyrje në këtë listë, konkretisht Artem Dovbyk i ardhur nga Girona, Matias Soule nga Juventusi dhe Enzo Le Fee nga Stade Rennais.

serie a 1

Emri i fundit në listë është Mateo Retegui, i cili iu bashkua Atalantës për të zëvendësuar bashkëlojtarin e tij te Italia, Gianluca Scamacca, i cili është i dëmtuar.

Interi ka pasur një verë relativisht të qetë në tregun e transferimeve dhe nuk ka asnjë lojtar në listën e blerjeve më të shtrenjta.

Nuk ka as nga Milani blerje të shtrenjta, pavarësisht se ka shpenzuar rreth 70 milionë euro për blerjet e Youssouf Fofana, Strahinja Pavlovic, Emerson Royal dhe Alvaro Morata.

Top 10 nënshkrimet më të shtrenjta të verës në Serie A 1.Teun Koopmeiners : Atalanta Juventus (60.7 milionë euro) 2.Douglas Luiz : Aston Villa Juventus (50 milionë euro) 3.Artem Dovbyk : Girona Roma (36 milionë euro) 4.Alessandro Buongiorno : Torino Napoli (35 milionë euro) 5.Scott McTominay : Manchester United Napoli (30.5 milionë euro) 6.Romelu Lukaku : Chelsea Napoli (30 milionë euro) 7.Matias Soule : Juventus Roma (30 milionë euro) 8.David Neres : Benfica Napoli (28 milionë euro) 9.Mateo Retegui : Genoa Atalanta (28 milionë euro) 10.Enzo Le Fee : Stade Rennais Roma (23 milionë euro) *Të gjitha shifrat përfshijnë shtesa dhe bonuse maksimale në çmimin e lojtarëve/Telegrafi/

telegrafi sport app