Në tregun e arkitekturës dhe dizajnit të brendshëm në Kosovë është hapur një destinacion i ri që pritet të ndryshojë mënyrën se si konceptohen ambientet moderne. Bëhet fjalë për showroom-in më të madh të dedikuar paneleve dekorative, me një hapësirë prej mbi 1000m² dhe me një koleksion të jashtëzakonshëm prej mbi 500 modelesh të ndryshme për veshje të mureve.

Ky showroom i ri sjell një qasje inovative në industrinë e arkitekturës, duke ofruar zgjidhje bashkëkohore për dizajnin e ambienteve të brendshme dhe të jashtme. Koleksioni i gjerë i paneleve dekorative u mundëson arkitektëve, dizajnerëve dhe klientëve individualë të zgjedhin stile të ndryshme – nga ato minimaliste deri tek dizajnet më luksoze dhe kreative.



Me rastin e hapjes, klientët përfitojnë edhe çmime promocionale, duke e bërë këtë moment ideal për të investuar në transformimin e hapësirave të banimit apo të bizneseve.

Përveç shitjes së produkteve, showroom-i ofron edhe shërbime profesionale të projektimit të ambienteve të brendshme dhe të jashtme. Ekipi i specializuar synon të sjellë zgjidhje të personalizuara, duke kombinuar estetikën me funksionalitetin dhe trendet më të fundit të dizajnit modern.

Me këtë hapje, tregu vendor pasurohet me një qendër të rëndësishme që bashkon inovacionin, cilësinë dhe kreativitetin në një vend të vetëm – duke e kthyer inspirimin në realitet për çdo hapësirë.