LAJMI I FUNDIT:

Nga investimet gjermane, shpejtë pritet të hapen 800 vende pune në Kosovë

Nga investimet gjermane, shpejtë pritet të hapen 800 vende pune në Kosovë

Sot, në ndërtesën e Qeverisë është mbajtur një konferencë për gazetarë, ku janë prezantuar projekte në fushën e investimeve nga investitorë gjermanë dhe hapjen e vendeve të reja të punës në Kosovë.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka thënë se kjo javë do të quhet java gjermane dhe ka të bëjë kryesisht me investime gjermano-kosovare në Kosovë, njofton Klan Kosova.


“Javën tjetër do të bëhet përurimi i fabrikës për panele solare, derisa muajin tjetër do të përurohet një fabrikë për përpunimin e pemëve ku pritet të punësohen 500-800 gra e ku prioritet kanë ato me kushte të rënda ekonomike dhe sociale”, ka thënë ai.

Ambasadorja gjermane në Kosovë, Angelika Viets, u shpreh se është e kënaqur me zhvillimet e fundit në Kosovë, duke shtuar se çështja më e rëndësishme për Kosovën është ekonomia. Ndërsa, investitori gjerman, Klaus Jurgen Lotz, ka thënë se në Kosovë duhet të krijohen shanse më të mira të punësimit dhe shkollimit, të mos kërkohen vetëm vizat por të krijohen mundësitë e punësimit.