Tre DJ që janë pjesë e një labeli njihen për performancën e tyre të përbashkët në skenë. Miksimet e tyre unike do t'i sjellin në Prishtinë më 7 korrik, në Zone Club

Labeli i DJ’ve Apollonia përbëhet nga emrat e përveçëm sikurse Shonky, Dan Ghenacia dhe Dyed Soundorom.


Duke ndarë të njëjtat rrënjë dhe shije muzikore bashkë me vizionin e tyre krijues, themelimi i Apollonia ishte një përparim i natyrshëm, nëse jo i pashmangshëm për treshen e artistëve të njohur. Duke shërbyer si një platformë për prodhimet e tyre, labeli Apollonia përfaqëson fillimet e reja të bazuara në një familje solide që tashmë ka bërë shumë për të formuar skenën nëntokësore të muzikës house, në Paris dhe më përtej kryeqytetit francez.

Apollonia sjellë performancën e trios vetëm për klubet dhe ndejat më të famshme në mbarë botën, ndërsa disa nga ngjarjet e tyre të preferuara vjetore përfshijnë DC10 Ibiza, Panorama Bar Berlin, BPM Festival Playa Del Carmen dhe Fabric London, për të cilët ata kanë miksuar më shumë se 70 seri dhe kompilime të njohura.

Në Kosovë, Apollonia do të vijë ekskluzivisht në Zone Club, përkatësisht Zone Summer, për të krijuar një ambient të ngjashëm sikurse në klubet më të mëdha të muzikës elektronike, të cilën ata e performojnë në qendrat kryesore të botës.

Me miksimet e reja që kanë arritur në vjeshtë, lirimi i ardhshëm është i sigurt se do të jetë kulmi i vitit dhe i karrierës së labelit të Apollonia’s deri më sot.

Konfirmoni pjesëmarrjen në këtë ngjarje - Klikoni Këtu

apollonia 1