LAJMI I FUNDIT:

Nga fondi arab te Newcastle deri te Kroenke i Arsenalit – kush janë pronarët më të pasur në Ligën Premier?

Nga fondi arab te Newcastle deri te Kroenke i Arsenalit – kush janë pronarët më të pasur në Ligën Premier?

Pronësia e klubeve të Ligës Premier nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme. Vite më parë, tifozët e futbollit nuk shqetësoheshin aq shumë se kush e zotëronte klubin e tyre. Tani, ka rëndësi jetike që ju të keni një pronar i cili është i gatshëm të shpenzojë shuma të mëdha parash për transferime.

Ekipet si Newcastle dhe Manchester City në esencë tani janë në pronësi të shteteve, teksa numri i pronarëve miliarderë po rritet vazhdimisht. Në rast se nuk keni një pronar të pasur, do të jetë e vështirë që të konkurroni në botën e futbollit, veçanërisht në ligën më të madhe në botë, Ligën Premier.


Më poshtë gjeni pesë pronarët më të pasur të klubeve në elitën e futbollit anglez.


1. Newcastle United – Fondi i Investimeve Publike Saudite

Pasuria neto: 489 miliardë euro

Newcastle ka disa nga pronarët më të pasur dhe të fuqishëm në krye të klubit. Në pronësi të Mohammed bin Salman dhe të qeverisur nga Al-Rumayyan, Newcastle mund të ndjekë hapat e Manchester Cityt, në aspektin e dominimit të futbollit anglez përgjatë viteve në vazhdim.

Ata tashmë veçse kanë marrë pjesë në Ligën e Kampionëve, dhe nuk ka asnjë dyshim që do të vazhdojnë investimin kur mundësitë e reja u trokasin në derë.

Vetëm dy vite pas projektit, ka pasur një përmirësim të dukshëm në rezultatet e arritura në fushë dhe kjo falë Eddie Howe i cili ishte njeriu i përzgjedhur nga grupi i ri i pronarëve, për të zëvendësuar Steve Bruce menjëherë pasi u kompletua blerja e klubit.


2. Manchester United – Familja Glazer, Sir Jim Ratcliffe

Pasuria neto: 22 miliardë euro

Ka shumë pak pronarë të klubeve të futbollit në botë që urrehen më së shumti nga vet tifozeria e tyre, sesa Glazers. Vëllëzërit morën në kontroll klubin pas vdekjes së babait të tyre, Malcolm Glazer. Të akuzuar për neglizhencë në afatin kalimtar të transferimeve dhe në ambientet e brendshme të klubit, Joel dhe Avram Glazer njihen si persona që kanë shpenzuar shuma të mëdha parash tek lojtarët si Paul Pogba, Jadon Sancho dhe Angel Di Maria përgjatë viteve.

Sir Jim Ratcliffe kompletoi blerjen e 25 për qind të aksioneve të klubit në dhjetor të vitit 2023. Miliarderi britanez ka gjithashtu në pronësi ekipin francez Nice që bën gara në Ligue 1. Kjo mund të shkaktojë komplikime pasi që të dy klubet nuk mund të jenë pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve. Sipas revistës Forbes, vlera neto e Ratcliffe qëndron rreth 18.3 miliardë euro, gjë që e bën Unitedin klubin e dytë me të pasur në botë.


3. Manchester City – Abu Dhabi United Group, Silver Lake

Pasuria neto: 17.73 miliardë euro

Sheikh Mansour bleu aksionet e Manchester Cityt në vitin 2008 dhe që nga atëherë ata janë transformuar në njërin prej klubeve më të mira na botë, për të mos thënë më i miri. Mansour ishte deputet dhe kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe është pjesë e familjes mbretërore të Abu Dhabit. Që prej se mori ‘frenat’ e klubit, Sheik Mansour ka përjetuar një periudhë të jashtëzakonshme të sukseseve, duke fituar të gjithë titujt në Angli si dhe Ligën e Kampionëve.

Përmirësimet e mëdha që u bën tek City gjatë 15 viteve të fundit nën pronësinë e Mansour, ka bërë që Man City të tejkalojë Man Unitedin si klubi më i mirë në Mançester. Ani pse mund të duket e pamundur që ata të bëhen klub më i madh globalisht sesa rivalët e qytetit, City padyshim ka pasur një dekadë më të suksesshme në aspektin sportive.


4. Chelsea – Todd Boehly

Pasuria neto: 12.47 miliardë euro

Todd Boehly e bleu Chelsean nga Roman Abramovich për shumën e 4.2 miliardë eurove dhe që nga atëherë ka investuar shumë para tek klubi, por pa arritur rezultate të mira. Në fakt, Boehly ka shpenzuar më shumë se një miliardë euro në 30 lojtarë të ndryshëm. Boehly është pronari i një firme private të investimeve e quajtur Eldrige Industries. Ai gjithashtu ka një pjesë të aksioneve të ekipit të bejsbollit, Los Angeles Dodgers.

Chelsea mund të jetë një shembull sesi paratë nuk mjaftojnë për të qenë i suksesshëm. Shumë nga blerjet që ata kanë bërë gjatë kohës së Boehly janë relativisht të ri në moshë dhe do të iu duhet kohë që të fitojnë eksperiencë, por rezultatet kanë qenë mjaft të dobëta, pasi asnjë skuadër tjetër në Ligën Premier nuk ka humbur më shumë ndeshje në vitin 2023 sesa “Blutë e Londrës”.


5. Arsenal – Stan Kroenke

Pasuria neto: 10.18 miliardë euro

Stan Kroenke u martua me Ann Walton, një trashëgimtare e rrjetit të supermarketeve Walmart në vitin 1974. Ai më pas hapi një firmë të pasurisë të paluajtshme. Nën pronësinë e Kroenkes, Arsenali ka vuajtur pa trofe, por tani janë një kandidat potencial për të fituar Ligën Premier nën urdhrat e Mikel Artetas. Ai gjithashtu ka në pronësi edhe ekipin e basketbollit Denver Nuggets si dhe atë të futbollit amerikan, Colorado Rapids.

Kroenke më parë është kritikuar për mos investimin e madh të parave në transferime, por këto ankesa ai i ka hedhur poshtë. Declan Rice është blerja më e shtrenjtë e bërë në histori të “Topçinjve”, pasi u transferua për 105 milionë euro nga West Hami./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Superylli i Barcelonës me lëvdata të mëdha për Carlo Ancelottin: Lojtarët e ndjekin atë verbërisht

Superylli i Barcelonës me lëvdata të mëdha për Carlo Ancelottin: Lojtarët e ndjekin atë verbërisht

La Liga
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Kalo në kategori