LAJMI I FUNDIT:

Nga enterieri, eksterieri e deri te fuqia motorike, gjithçka që duhet të dini për Golf 8-shin

Nga enterieri, eksterieri e deri te fuqia motorike, gjithçka që duhet të dini për Golf 8-shin

Gjiganti gjerman Volkswagen edhe zyrtarisht ka prezantuar gjeneratën e tetë të Golfit. Në shikim të parë duket se nuk ka pësuar shumë ndryshime, por kur e shikoni me vëmendje do ta kuptoni se gjithçka brenda tij është e re.

Duke filluar nga dizajni, enterieri, dritat e deri te fuqia motorike, gjenerata e tetë e Golfit pa dyshim se ka bërë revolucion. Ai do të jetë i disponueshëm në treg me 5 variante hibrid. Në ofertë do të figurojnë, ai me 48 V bateri dhe dy tjerë plug-in hibrid me 13 KWh bateri, transmeton Telegrafi.


E kur janë në pyetje motorët tradicional, Golfi i ri do të jetë i disponueshëm në treg në TSI, TDI dhe versionin TGI. Versioni i parë do të jetë me benzinë me 1.0 litra (TSI) që do të prodhojë nga 89 deri më 109 kuaj fuqi, derisa ai me 1.5 litra TFSI me 129 kuaj-fuqi, respektivisht me 148 kuaj-fuqi. Aty do të jetë edhe motori me naftë TDI 2.0 litra që ka kapacitete të prodhojë 114 kuaj-fuqi.

Volkswagen po prezanton Golf 8
Lexo po ashtu Volkswagen po prezanton Golf 8

Golfi i ri përdor versionin më të ri të platformës së Audi MQB, kurse dimensionet nuk kanë pësuar ndonjë ndryshim të madh për dallim nga modelet e mëparshme: ai është i gjatë 4,284 mm, 1,789 mm i gjerë si dhe 1,456 i lartë, derisa hapësira mes boshteve është 2,636 mm.

Derisa pjesa e jashtme është më e freskët, ajo e brendshme është dukshëm më ndryshe, kurse në fokus të veçantë janë instrument tabela digjitale, ku ekranet të ndjeshëm në prekje prej 10 inç dhe 10,25, janë kyçe për të shijuar në maksimum vozitjen me këtë veturë.

Kujtojmë që Golfi i ri do të dalë në treg gjatë vitit të ardhshëm, derisa çmimet e tyre ende nuk dihen. Gjithashtu në gamën e gjerë pritet të jenë të disponueshëm edhe modelet GTI dhe GTD. /Telegrafi/