LAJMI I FUNDIT:

Nga Donnarumma te Alaba, Ramos e Messi, një formacion me shumë yje që do të jenë futbollistë të lirë në qershor

Nga Donnarumma te Alaba, Ramos e Messi, një formacion me shumë yje që do të jenë futbollistë të lirë në qershor

Afati kalimtar veror pritet të jetë shumë i nxehtë, pasi disa nga yjet më të mëdha të futbollit evropian do të jenë të lirë.

Shumë nga lojtarët më me emër në top pesë ligat evropiane do të mbesin të lirë dhe kjo ka alarmuar skuadrat e mëdha.

Padyshim që emri më i madh që do të jetë i lirë në verën e vitit 2021, është ai i gjashtë herë fituesit të Topit të Artë, Lionel Messit.


Ylli argjentinas është futur në vitin e fundit të kontratës me Barcelonën dhe ende nuk ka pranuar rinovimin e saj.

Manchester City shihet si skuadra favorite për të nënshkruar me të, por në garë janë edhe gjigantë tjerë evropian si Inter, PSG, Chelsea e Bayern Munich.

Por përveç Messit i lirë në verë do të jetë edhe kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos që ende nuk ka rinovuar me Los Blancos.

Nga mediat e ndryshme evropiane është krijuar një top formacion me lojtarët që do të jenë të lirë në verë.

Gianluiggi Donnarumma i Milanit është në portë, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Nacho (Real Madrid), Eric Garcia (Man City), Sergio Ramos (Real Madrid) apo David Alaba (Bayern Munich).

Mesfusha është plot klas me Luka Modric (Real Madrid), Georginio Wijnaldum (Liverpool) e Angel Di Maria (PSG).

Ndërkohë sulmi është i jashtëzakonshëm me gjeniun Lionel Messi (Barcelona), përkrah bashkëkombësit të tij Sergio Aguero (Man City) e super anësorit holandez Memphis Depay (Lyon).

Të gjithë këta yje nga ky formacion do të mbesin të lirë në qershor teksa skuadrat e mëdha evropiane qysh tani janë duke bërë përpjekje për t’i siguruar shërbimet e ndonjërit nga ta.

Përveç emrave të lartpërmendur, të lirë në verë do të jenë edhe emra tjerë të mëdhenj si Hakan Calhanoglu, Florian Thauvin, Arkadiusz Milik, Juan Bernat, Elseid Hysaj, Jesse Lingard, Shkodran Mustafi, Diego Costa, Edinson Cavani apo Lucas Vazquez.

Këta emra që do të mbesin të lirë pritet ta bëjnë edhe më interesant afatin kalimtar veror, edhe pse nuk përjashtohet mundësia që ndonjëri nga ta të vazhdoj kontratën me klubin aktual. /Telegrafi/

m

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
Kërcënuan se do të publikonin foto të Schumacherit të sëmurë rëndë - tani tre persona duhet të shkojnë në burg

Kërcënuan se do të publikonin foto të Schumacherit të sëmurë rëndë - tani tre persona duhet të shkojnë në burg

Formula 1
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Trepça ndezi motorët në fund ndaj Bashkimit për të fituar Kupën e Kosovës

Trepça ndezi motorët në fund ndaj Bashkimit për të fituar Kupën e Kosovës

Super Liga
Deco zbulon pse Barcelona e rinovoi kontratën e Araujos

Deco zbulon pse Barcelona e rinovoi kontratën e Araujos

La Liga
Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

La Liga
Kalo në kategori