LAJMI I FUNDIT:

Nga Canalys thonë se dërgesat e telefonave të mençur në tregun botëror në tremujorin e tretë patën rënie për 9 për qind

Nga Canalys thonë se dërgesat e telefonave të mençur në tregun botëror në tremujorin e tretë patën rënie për 9 për qind

Dërgesat e telefonave të mençur për periudhën e muajve korrik-gusht-shtator kapën shifrën e 297.8 milionë njësive të dërguara, kjo sipas raportit më të fundit të Canalys Smartphone Analysis.

Këto shifra tregojnë se ka rënie prej 9 për qind në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2021, ku ishin kryer 325.9 milionë dërgesa, dhe është tremujori i tretë me radhë që shënon rënie të dërgesave të telefonave të mençur.


Tremujori i tretë i dërgesave të telefonave të mençur në Evropë dhe Azi-Paqësor tejkaloi rajonet e tjera me kërkesën e përmirësuar që u pa në Indi, Indonezi dhe Filipine, shkruan GSM Arena, transmeton Telegrafi.

Pavarësisht trendit të tregjeve, segmenti i telefonave premium pa një kërkesë të madhe për telefonat kryesorë të Apple dhe Samsung, ndërsa kërkesa për telefonat e klasës së mesme dhe klasës fillestar përsëri ishte e dobët.

Samsung e mbajti pozitën e udhëheqësit me 64.1 milionë dërgesa dhe me 22 për qind të pjesës së tregut me me promovime të mëdha tregtare për serinë e saj Galaxy S dhe prezantimin e linjës së re të telefonave të mençur të palosshëm. Apple doli në vendin e dytë me 53 milionë dërgesa dhe një pjesë prej 18% të tregut global.

Cupertino pa një kërkesë të madhe për serinë e re të iPhone 14 dhe është e vetmja kompani në listën e top-pesëshes që përjeton rritje pozitive vjetore. Xiaomi pa 40.5 milionë dërgesa dhe një pjesë tregu prej 14%, e ndjekur nga Oppo (28.5 milionë) dhe vivo (27.4 milionë).

Duke parë drejt në tremujorin e katërt, analistët e Canalys parashikojnë objektiva më të ulëta të porosive OEM dhe qarkullim të ngadaltë të inventarit. Perspektiva është e zymtë dhe shitësit me strategjitë më të mira për të përballuar rënien aktuale ekonomike do të jenë ata që janë të pozicionuar mirë për një periudhë afatgjatë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Si robotët po marrin përsipër punën e magazinës

Si robotët po marrin përsipër punën e magazinës

Teknologji
Roboti u pyet

Roboti u pyet "a mund ta ndërton vetveten", me përgjigjen i habiti të gjithë

Teknologji
Pas dhjetë orë pune, Robotin se mbajnë këmbët - rrëzohet në Chicago

Pas dhjetë orë pune, Robotin se mbajnë këmbët - rrëzohet në Chicago

Teknologji
Sharp padit Au Optronics

Sharp padit Au Optronics

Teknologji
Kalo në kategori