LAJMI I FUNDIT:

Nga Calvin Harris deri te Sean Paul: Bashkëpunimet e famshme të Dua Lipës që e ngjitën drejt majave të suksesit

Nga Calvin Harris deri te Sean Paul: Bashkëpunimet e famshme të Dua Lipës që e ngjitën drejt majave të suksesit

Ajo ka pasur disa hite të mëdha

Vetëm 24-vjeçare, Dua Lipa ka pushtuar botën duke sjell vazhdimisht hite, shkruan Planet Radio.


Këngëtarja fituese e çmimeve tani është e famshme për meloditë e saj të njohura si: “Hotter then hell”, “New Rules”, “IDGAF”, etj.

Në këtë artikull kemi mbledhur disa nga bashkëpunimet më të mëdha dhe të mira të yllit me prejardhje nga Kosova, përfshirë këngët ikonë: “One Kiss” dhe “Scared to be lonely”.

Në vazhdim ju sjellim bashkëpunimet më të bujshme në karrierën e Dua Lipës:

“No lie” me Sean Paul

Në vitin 2016, Dua bashkëpunoi me askënd tjetër përveçse Sean Paul për të na sjellë hitin “No Lie”, këngë e cila shumë shpejt u ngjit në Top 10 në Mbretërinë e Bashkuar.

“How to be lonely” me Martin Garrix

Në vitin 2017 këngëtarja bashkëpunoi me DJ e famshëm holandez, Martin Garrix në këngën e quajtur “Scared to be lonely”. Kënga vazhdoi të bëhej një nga hitet më të mëdha të Martin Garrixit, përkrah këngëve “Animals” dhe “In the name of love” 9bashkëpunim me Bebe Rexha).

“Los on your light” me Miguel

Këngëtarja Lipa bashkoi forcat me superyllin amerikan në vitin 2017 për këngën ‘Lost in Your Light ’. Miguel ka punuar me disa emra të mëdhenj kohët e fundit, përfshirë Mariah Carey dhe J. Cole.

“My love” me Wale, Major Lazer, Wizkid

Artisti amerikan i hip-hopit Wale mblodhi yje të mëdhenj përfshirë Duan, Major Lazer dhe Wizkid në vitin 2017 në këngën e tij shumë të pëlqyer “My Love”.

“One Kiss” me Calvin Harris

Në koleksionin e bashkëpunimeve të Dua Lipës, ikonë mbetet kënga “One Kiss”. Duke bashkëpunuar me një dhe të vetmin Calvin Harris, është e sigurt të thuash se kjo këngë ishte hiti i verës 2018! Bashkëpunimi u nominua në disa festivaqle, dhe fitoi çmimin “Kënga më e mirë britanike” në BRIT Awards 2019.

“If Only” me Andrea Bocellin

Duke u bashkuar me këtë legjendë të muzikës klasike në vitin 2018, artistja me prejardhje shqiptare solli këngën “If Only” që ishte pjesë e albumit të Andrea Bocellit. Andrea ka bashkëpunuar edhe me të tjerë yje në të kaluarën, përfshirë: Ed Sheeran dhe Ellie Goulding.

“Electricity” me Silk City

Dua solli një bashkëpunim shumë të veçantë, një këngë në stilin dance dhe elektronike me Silk City në vitin 2018. Kënga titullohej “Electricity”, dhe dyshja interpretuese e Silk City përbëhet nga gjigantët muzikorë Mark Ronson dhe Diplo, kështu që nuk është për t’u habitur që kjo këngë ishte një hit i vërtetë.

“Sugar” me Brockhampton

Publikuar në vitin 2020, Dua bashkëpunoi me grupin e njohur të zhanrit alternativ dhe hip-hop, Brockhampton. Banda njihet për meloditë e tyre të njohura si ‘Sweet’ dhe ‘Bleach’. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Ana Skrel

Ana Skrel "djeg" rrjetin me një fotografi ku dukej tejet joshëse, nuk mungon komenti i Robert Berishës

Magazina
Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Dhurata Dora vjen me këngën

Dhurata Dora vjen me këngën "Sheqer", një projekt ndryshe prej herave të tjera

Magazina
Kalo në kategori