Neymari duhet ta bindë Ramiresin të kalojë te Barca

Sipas The Mirror, braziliani është një emër i papritur në listën e Tata Martinos për sezonin e ardhshëm.
Trajneri blaugran dhe drejtori sportiv, Andoni Zubizaretta, kanë shënjestruar tre emra për afatin veror, ndër të cilët gjendet edhe emri i 26-vjeçarit.
Për më shumë, ata e kanë angazhuar Neymarin që ta shfrytëzojë miqësinë e tij me bashkëlojtarin te kombëtarja dhe ta bindë atë që të kalojë në Camp Nou.
Ramires ka kontratë me Blutë deri në vitin 2017 dhe Jose Mourinho vështirë se mund ta lejojë largimin e tij. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
20/11/2013
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate















































