LAJMI I FUNDIT:

Neymar shënon gol pas një driblimi magjik, Messi i dhuroi asistim fantastik

Neymar shënon gol pas një driblimi magjik, Messi i dhuroi asistim fantastik

Dyshja e sulmueseve të Paris Saint-Germain, Neymar Jr dhe Lionel Messi kanë bërë një bashkëpunim fantastik për të realizuar një gol ndaj Nantes.  

PSG u befasua nga Nantes në pjesën e parë të ndeshjes duke shkuar në pushim mes pjesëve me disavantazh 3-0.


Megjithatë, parisienët janë rikthyer fuqishëm në lojë duke shënuar golin e parë pas vetëm dy minutave lojë.

Ishte sulmuesi brazilian, Neymar, i cili shënoi pas një veprimi magjik në zonë për rezultatin 1-3.

Ky gol i Neymarit erdhi pas një asistimi fantastik të bashkëlojtarit të tij argjentinas, Messi.

Goli i brazilianit dhe asistimit i Messit na kujtoi ditët e arta të dyshes sa ishte te Barcelona. /Telegrafi/