LAJMI I FUNDIT:

Neymar i nervozuar me Piquen (Foto)

Neymar i nervozuar me Piquen (Foto)

Postimi i famshëm i Gerard Pique në rrjetet e tij sociale nuk ka qartësuar asgjë rreth të ardhmes së Neymar, vetëm se i ka kompiluar gjërat.

Spanjolli ka postuar një fotografi me anësorin brazilian dhe ka shkruar ‘qëndron’.


Sipas ESPN, Neymari nuk ka qenë në dijeni si Pique do shkuan ashtu dhe kur e ka kuptuar ka qenë shumë i inatosur.

E gjitha kjo pasi qendër mbrojtësi i Barcelonës e kupton faktin se ai është në mes të një marrëveshje me Paris Saint Germainin dhe postimi i tij vetëm sa i ka komplikuar gjërat.

Neymar kushton 222 milionë euro, por me këto para mund të blesh gjithë lojtarët e 11 klubeve të mëdha evropiane (Video)
Lexo po ashtu Neymar kushton 222 milionë euro, por me këto para mund të blesh gjithë lojtarët e 11 klubeve të mëdha evropiane (Video)

Besohet se Neymar i nervozuar ka kontaktuar me Pique duke i thënë se duhet të ishte më i kujdesshëm se e gjitha kjo situatë është duke u shikua me interesim të madh nga tifozët.

Aktualisht sulmuesi i Barçës është duke kaluar në një situatë të kompiluar pasi bisedimet janë duke vazhduar me PSG-në.

Gjithsesi për postimin Pique ka mundësi të flas sonte (e martë) në konferencën për media që do të mbajë Barcelona para miqësores me Manchester Uniedin. /Telegrafi/

Se queda.

A post shared by Gerard Piqué (@3gerardpique) on Jul 23, 2017 at 1:51pm PDT