LAJMI I FUNDIT:

Neymar në Lojërat Olimpike, por jo në Kupën Amerika

Neymar në Lojërat Olimpike, por jo në Kupën Amerika

Ylli brazilian Neymar do të luajë në turneun olimpik të Lojërave në Rio në muajin gusht, por nuk do të aktivizohet në Kupën Amerika në qershor.

Kjo është marrëveshja e arritur mes FC Barcelonës, klubit të tij dhe Konfederatës Braziliane (CBF), ka bërë të ditur klubi katalan.

“FC Barcelona falënderon Konfederatën Braziliane të Futbollit dhe presidentin e saj, Marco Polo del Nero, që pranuan propozimin e klubit spanjoll lidhur me lojtarin e vet Neymar Jr., i cili do të aktivizohet veçse në Lojërat Olimpike në Brazil në gusht të 2016. Ndërkohë, Neymar Jr nuk do të luajë në Kupën Amerika në SHBA”, shkruan Barça në një njoftim zyrtar. /Telelgrafi/