LAJMI I FUNDIT:

Neymar: Messi është lojtari më i mirë ndonjëherë dhe miku im, por Copa American dua ta fitojë unë

Neymar: Messi është lojtari më i mirë ndonjëherë dhe miku im, por Copa American dua ta fitojë unë

Neymar ka bërë shaka se miqësia e tij me Lionel Messin është “në rregull” kur Brazili përballet me Argjentinën në finalen e Copa America të shtunën mbrëma.

Dy kombëtaret e mëdha latine janë gati për finalen e madhe të së shtunës mbrëma në Rio de Janeiro.


Takimi midis Neymar dhe Messi do të vjedhë titujt kryesorë në Amerikën e Jugut pasi dy superyje të futbollit botëror do ndeshen mes vete, dhe ylli i Brazilit pranon që lidhja e tij e ngushtë me ish-shokun e tij te Barcelona mund të prishet në Maracana.

Sfidat me të cilat përballet Messi për të mposhtur Brazilin për herë të parë në 16 vjet e fundit
Lexo po ashtu Sfidat me të cilat përballet Messi për të mposhtur Brazilin për herë të parë në 16 vjet e fundit

“Messi është, siç e kam thënë gjithmonë, lojtari më i mirë që kam parë ndonjëherë të luajë dhe ai është një mik i shkëlqyeshëm, por tani jemi në një finale, ne jemi rivalë. Unë dua të fitoj dhe me të vërtetë dua ta fitoj këtë titull, i cili do të ishte Copa America e parë”, ka thënë fillimisht Neymar.

“Messi ka kërkuar titullin e tij të parë me ekipin kombëtar për shumë vite, dhe çdo herë që ne [Brazili] nuk jemi të pranishëm në turne, unë bëja tifo për të. Kjo është ajo për të cilën unë kam qenë duke bërë tifo në finalen e Kupës së Botës 2014, kur u përball me Gjermaninë”.

“Tani Brazili është në mosmarrëveshje, kështu që miqësia jonë është në vijë. Respekti midis nesh është ende i madh, por vetëm njëri mund të fitojë”.

“Kur jeni miq me dikë, është e vështirë të harrosh miqësinë që ke – por për shembull kur luan video lojëra me një mik, dëshiron ta mundësh atë gjithsesi. Do të jetë e njëjta gjë të shtunën”, përfundoi ylli brazilian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori