Pesë muaj pas zënkës së famshme mes Neymarit dhe Edinson Cavanit në fushë, braziliani është kthyer të flas rreth kësaj teme.

E gjitha kjo ishte bërë për penalltitë, Neymar dëshironte që përveç gjuajtjeve të lira të gjuante edhe njëmbëdhjetëmetërshat dhe kjo nuk i kishte pëlqyer yllit uruguaian.


Dyshja kishin debatuar në fushë, por pastaj pas ndërhyrjes së klubit, ata janë ulur dhe kanë gjetur një gjuhë të përbashkët.

Edison Cavani neymar (Foto: Getty Images)

"Njerëzit folën rreth kësaj teme më shumë se që realisht ishte ajo, edhe pse është e vërtetë se mes meje dhe Cavanit kishte tensione dhe frustrim", ka thënë Neymar për TV Globo.

"Por, ne e kemi zgjedhur këtë shpejt".

"Tre ditë pas ndodhisë ne jemi ulur dhe kemi folur. Duhet ta zgjidhnim si çështje personale dhe pa përfshirë të tjerët".

"Mediat e ekzagjeruan për shkak të shitjeve, por ata flasin gjëra që nuk duhet dhe kjo ndikon në përqendrimin tuaj", shtoi ylli i PSG-së.

Aktualisht Neymar është duke u shënuar nga lëndimi në nyje dhe shputë, sezoni për atë ka përfunduar, por shpesa është që të jetë gati për Kampionatin Botëror me Brazilin. /Telegrafi/

telegrafi sport app