eksperti-banner

Ylli i Paris Saint-Germain dhe Brazilit, Neymar thotë se është në momentin më të keq të karrierës së tij. 

Sulmuesi ka qenë i lidhur me një largim nga PSG  gjatë verës, por që dështoi transferimi i tij në fund.


​"Jam në momentin më të keq të karrierës, kam pasur dy lëndime të mëdha në dy vitet e fundit, ku më kanë munguar golat”.

GettyImages 1066142882 Një lëndim i Neymar te Paris Saint-Germain . (Photo by Clive Rose/Getty Images)

“Jam duke punuar që kohët e këqija të mbesin në të shkuarën”.

"I kam bërë disa gabime dhe ta fitoj besimin nuk është e lehtë, por mund të them që njerëzit bëjnë gabime, dhe janë ato që të bëjnë të rritesh”, ka thënë Neymar.

GettyImages 1052979182 Angel Di Maria, Neymar dhe Mbappe. (Photo by Justin Setterfield/Getty Images)

Lojtari është kthyer në formë dhe në dy ndeshjet e fundit ka arritur të shënojë dy gola vendimtar, duke ia dhënë gjashtë pikë PSG-së. /Telegrafi/

telegrafi sport app