LAJMI I FUNDIT:

Neymar akuzohet për përdhunim, por mohon gjithçka: Zbulon mesazhet duke thënë se ra në kurth

Neymar akuzohet për përdhunim, por mohon gjithçka: Zbulon mesazhet duke thënë se ra në kurth
Neymar Jr (Foto: Buda Mendes/Getty Images/Guliver)

Ylli i Paris Saint-Germain, Neymar Jr është akuzuar për përdhunim, në një incident që thuhet se ka ndodhur në kryeqytetin francez.

Ngjarja e shëmtuar e yllit brazilian thuhet se ka ndodhur më 15 maj të këtij vitit në një hotel në Paris.


Sipas mediumit brazilian UOL, femra që u paraqit për ta akuzuar pretendon të ketë takuar ish-lojtarin e Barcelonës përmes rrjetit social Instagram.

Fotot e papublikuara më parë të Neymar te Real Madridi kur ishte në prova
Lexo po ashtu Fotot e papublikuara më parë të Neymar te Real Madridi kur ishte në prova

Ajo gjithashtu pohon se Neymari arriti në takim në gjendje të dehur dhe agresive në hotelin ku ata të dy u takuan.

Vlera marramendëse e helikopterit të Neymarit që udhëtoi në Brazil
Lexo po ashtu Vlera marramendëse e helikopterit të Neymarit që udhëtoi në Brazil

Dy ditë pas incidentit, jo femër u kthye në Brazil dhe nuk e bëri afërën publike deri tani për shkak të frikës për sigurinë e saj.

Takimi mes dyshes thuhet se u zhvillua në hotel Sofitel Paris Arc Du Triomphe.

Megjithatë, Neymar iu përgjigj këtë të diel në mëngjes akuzave duke publikuar një video në mediat sociale, në të cilën ai tregon mesazhet në WhatsApp që ai kishte me akuzuesen në mes të marsit dhe majit të 2019.

Braziliani pretendon se kishte rënë për në kurth dhe se mohon ta ketë sulmuar seksualisht atë.

“Unë jam duke ndarë gjithçka dhe gjithë bisedën që kam pasur me vajzën, të gjitha momentet tona private”, ka thënë fillimisht Neymar.

“Është e domosdoshme të hapet dhe të tregohet kjo për të treguar se asgjë më shumë nuk ka ndodhur. Ajo që ndodhi sot ishte një marrëdhënie midis një burri dhe një gruaje midis katër mureve, diçka që ndodh me të gjitha çiftet”.

“Asgjë nuk ishte e gabuar dhe të nesërmen ne vazhduam të shkëmbejmë mesazhe”.

Neymari dhe mesazhet e tij!

“Unë jam duke u akuzuar për përdhunim. Është një fjalë e rëndë dhe një gjë e fortë, por kjo është ajo që po ndodh tani dhe më ka kapur në befasi”.

“Është shumë e keqe dhe e trishtueshme ta dëgjosh këtë sepse të gjithë ata që më njohin e njohin karakterin tim dhe integritetin tim dhe e di se kurrë nuk do të bëja diçka të tillë”.

“Ishte një kurth dhe unë përfundova duke rënë në të, por ky është një mësim për të ardhmen. Ka njerëz që duan të fitojnë para dhe të zhvatin njerëz të tjerë, gjë që është vërtet e trishtueshme”.

“Nuk më lëndon vetëm mua, por gjithë familjen time. Unë duhet të provoj diçka të sinqertë dhe të ndershme, sepse jam i tillë”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/