LAJMI I FUNDIT:

Newcastle United i bashkohet garës për të nënshkruar me Jude Bellingham

Newcastle United i bashkohet garës për të nënshkruar me Jude Bellingham

Newcastle United thuhet se është klubi i fundit që i është bashkuar garës për të nënshkruar me superyllin e Borussia Dortmund, Jude Bellingham.

Që kur iu bashkua Dortmundit nga Birmingham City si 17-vjeçar në vitin 2020, Bellingham është bërë njëri nga mesfushorët më të mirë në futbollin botëror.


Si rezultat i rritjes së tij meteorike, Bellingham tani është subjekt i një interesi të madh nga Liverpooli, Real Madridi, Manchester City dhe Manchester United.

Real Madridi planifikon dy nënshkrime kyçe gjatë verës
Lexo po ashtu Real Madridi planifikon dy nënshkrime kyçe gjatë verës

Sipas gazetës gjermane BILD, Newcastle United tani ka regjistruar interesin e tyre për të joshur anglezin drejt një transferimi në St.James Park.

Pasi një konsorcium i udhëhequr nga Arabia Saudite mori Newcastle, ata janë një nga klubet më të pasura në futbollin botëror dhe do të synojnë disa prej talenteve më të mirë për të përmirësuar skuadrën e tyre.

Për të ndarë rrugët me Bellinghamin, Dortmundi do të kërkojë një tarifë transferimi prej rreth 150 milionë euro.

Kontrata aktuale e Bellingham nuk përfundon deri në verën e vitit 2025 dhe klubi i Bundesligës nuk ka hequr dorë nga përpjekjet për të bindur mesfushorin për të zgjatur marrëveshjen e tij.

Megjithatë, në mënyrë që Newcastle të ketë një shans real për të transferuar Bellinghamin, ata do të duhet të ruajnë fillimin e tyre të mirë në sezonin e Ligës Premier League dhe të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

‘Magpies’ aktualisht janë të tretët në tabelën e ligës, tre pikë përpara Tottenham Hotspur në vendin e pestë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Superliga
Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin

Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin

La Liga
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori