LAJMI I FUNDIT:

Newcastle mund të shpenzojë 200 milionë funte për lojtarë të rinj pa thyer rregullat e Fair Play Financiarit

Newcastle mund të shpenzojë 200 milionë funte për lojtarë të rinj pa thyer rregullat e Fair Play Financiarit

Pronarët e rinj të Newcastle United thuhet se mund të shpenzojnë 200 milionë funte dhe të mos shkelin rregullat e Fair Play Financiar të UEFA-s.

Gjatë të enjtes pronësia e klubit anglez kaloi tek Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite (PIF), të cilët paguan mbi 300 milionë euro për 80 për qind të klubit.


Ardhja e sheikëve saudit ka bërë që tifozët të ëndërrojnë transferime të mëdha, ndërsa ndryshimet nuk pritet të mungojnë që nga afati kalimtar i janarit.

Newcastle klubi me pronarët më të pasur në futbollin botëror – kalojnë pronarët e klubeve si Man City e Juventus, vetëm PSG mund ta rivalizojë
Lexo po ashtu Newcastle klubi me pronarët më të pasur në futbollin botëror – kalojnë pronarët e klubeve si Man City e Juventus, vetëm PSG mund ta rivalizojë

Sipas mediave angleze, pronarët e rinj mund të shpenzojnë 200 milionë funte pa thyer rregullat financiare të vendosura nga UEFA.

Kjo ndodh sepse pronari i mëparshëm Mike Ashley u sigurua që Newcastle të mos i kalonin humbjet prej 105 milionë funtesh, që është maksimumi që klubet e Ligës Premier lejohen të humbin gjatë një periudhe trevjeçare.

Sheikët arab të Newcastle e duan Conten si trajner të ri të ekipit
Lexo po ashtu Sheikët arab të Newcastle e duan Conten si trajner të ri të ekipit

Ky, si dhe një fitim prej 38 milionë funtesh gjatë asaj kohe dhe një investim prej 50 milionë funtesh në akademi dhe komunitet u ka dhënë sauditëve shumë hapësirë ​​për të shpenzuar shumë këtë janar dhe në afatet e ardhshme kalimtare.

Tashmë kanë filluar të dalin emrat e parë që mund të transferohet te klubi anglez, ku më të përfolurit janë trajneri Antonio Conte dhe ylli i Juventusit, Aaron Ramsey. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Në fushë, zhveshtore dhe rrugë – pamje nga festa madhështore e Scudettos së 20-të të Interit

Në fushë, zhveshtore dhe rrugë – pamje nga festa madhështore e Scudettos së 20-të të Interit

Serie A
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Premier League
Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

La Liga
Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

La Liga
Kalo në kategori