LAJMI I FUNDIT:

Newcastle klubi me pronarët më të pasur në futbollin botëror – kalojnë pronarët e klubeve si Man City e Juventus, vetëm PSG mund ta rivalizojë

Newcastle klubi me pronarët më të pasur në futbollin botëror – kalojnë pronarët e klubeve si Man City e Juventus, vetëm PSG mund ta rivalizojë

Newcastle do të ketë pronarët më të pasur në futbollin botëror pasi klubi anglez u ble nga sheikët arab për 353 milionë euro.

Blerja e klubit nga konsorciumi i udhëhequr nga Arabia Saudite është zyrtarizuar.  Kjo do t’i japë fund pronësisë 14-vjeçare të Mike Ashley.


Pas përfundimit të marrëveshjes, Fondi Saudit i Investimeve Publike (PIF) do të zotërojë 80 për qind të klubit, me Amanda Staveley dhe vëllezërit Reuben që ndajnë në mënyrë të barabartë 20 për qind.

Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman, do të jetë aksionari kryesor në klub me konsercioumin PIF, që posedojnë asete në vlerë 320 miliardë funte (377 miliardë euro), ndërsa kanë aksione edhe në kompani si SoftBank, Boeing, Facebook dhe Uber.

Kjo pasuri është shumë më e madhe se ajo e pronarit të Manchester City, Sheik Mansour, i cili kishte qenë pronari i klubit më të pasur të futbollit në botë me 23.3 miliardë funte.

Mansour është zëvendëskryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe vjen nga familja mbretërore e Abu Dhabi.

Paris Saint-Germain është klubi i vetëm që mund të krahasohet me Newcastle.

Pasuria e presidentit, Nasser Al -Khelaifi raportohet të jetë rreth 6.5 miliardë funte, por ai është vetëm njeri nga pronarët e Qatar Sport Investments, një degë e Autoritetit të Investimeve të Katarit.

Fondi i pasurisë natyrore të Katarit mban asete të vlerësuara rreth 220 miliardë funte.


Më poshtë i gjeni dhjetë pronarët më të pasur të klubeve

  1. Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite – Newcastle (377 miliardë euro)
  2. Autoriteti i Investimeve në Katar – PSG (260 miliardë euro)
  3. Sheikh Mansour – Manchester City (25 miliardë euro)
  4. Dietrich Mateschitz – RB Leipzig dhe RB Salzburg (18.5 miliardë euro)
  5. Andrea Agnelli – Juventus (16.5 miliardë euro)
  6. Roman Abramovich – Chelsea (12.3 miliardë euro)
  7. Philip Anschutz – LA Galaxy (9.5 miliardë euro)
  8. Stan Kroenke – Arsenal (8 miliardë euro)
  9. Zhang Jindong – Inter (7.3miliardë)
  10. Guo Guangchang – Wolves (6.1 miliardë)

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Zbulohen dy arsyet pse Xavi vendosi të rishqyrtojë vendimin e tij për të qëndruar te Barcelona

Zbulohen dy arsyet pse Xavi vendosi të rishqyrtojë vendimin e tij për të qëndruar te Barcelona

La Liga

"Makina juaj ka kushtuar më shumë se ne dy, tani duam dhurata" - Thuram dhe Calhanoglu bëhen viral nga një 'Live' me presidentin e Interit

Serie A
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori