LAJMI I FUNDIT:

Nevojiten vite të shumta që zemra të rikuperohet pas lënies së duhanit

Nevojiten vite të shumta që zemra të rikuperohet pas lënies së duhanit

Kur ndaloni së piri duhan, zemra fillon të rikuperohet menjëherë, por një rikuperim i plotë mund të merr kohë deri në 15 vite – thotë një studim i ri.

Ekspertët thonë se përfitimi i lënies së duhanit nuk mund të nënvlerësohet sepse sistemi kardiovaskulare fillon të rikuperohet menjëherë, ndërkaq disa ndryshime fiziologjike ndodhin brenda pak orëve, transmeton Telegrafi.


Meredith Duncan, ekspertja që e ka udhëhequr këtë studim, thotë se brenda pesë viteve që e lini duhanin, rreziku i sëmundjeve të zemrës është dukshëm më i ulët sesa te njerëzit që vazhdojnë të pinë.

Por, sipas saj, nevojiten 10 deri në 15 vjet kohë që rreziku të jetë i njëjtë me të atyre që asnjëherë nuk kanë pirë duhan.

“Duke marrë parasysh se rikuperimi i plotë merr kohë shumë vite, sot është dita më e mirë që duhanpirësit ta lënë duhanin”, ka këshilluar ajo.

Vlen të ceket se për studimin e saj, ajo i ka analizuar të dhënat e rreth 9,000 personave. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori