LAJMI I FUNDIT:

Neville thotë se Unitedi e ka sulmin më të dobët nga top gjashta e Ligës Premier

Neville thotë se Unitedi e ka sulmin më të dobët nga top gjashta e Ligës Premier

Gary Neville pohoi se vija sulmuese e Manchester United është më e dobëta në mesin e klubeve të gjashtës së madhe dhe i kërkoi Erik ten Hag që ta adresojë atë në janar.

Djajtë e Kuq pësuan humbjen e tyre të katërt këtë sezon me një disfatë 3-1 jashtë në Aston Villa – e para e tyre në ligë në Villa Park që nga viti 1995.


Treshja e tyre e parë të dielën përbëhej nga Marcus Rashford, Cristiano Ronaldo dhe i riu Alejandro Garnacho.

Gary Neville tha se Manchester United duhet të përmirësojë treshen e tyre të parë për t'u përballur me skuadrat e tjera të Big Six

“Treshja e parë e Manchester United, mendoj se në fakt e thashë javën e kaluar, ata janë më të dobëtit nga top gjashta. Ju mendoni për (Dejan) Kulusevski, Harry Kane dhe Son (Heung-min), Manchester United patjetër do t’i merrte ata tre”.

“Treshja e parë e Arsenalit – (Gabriel) Jesus, (Gabriel) Martinelli dhe (Bukayo) Saka – ata patjetër do t’i merrnin ata para teshes që kanë”.

“Treshja e parë e Liverpoolit, e Darëin Nunez, (Luis) Diaz, (Diogo) Jota, (Mohamed) Salah dhe (Roberto) Firmino, ju patjetër që do të zgjidhnit tre prej tyre mbi cilindo nga United”.

“Chelsea, mendoj se (Raheem) Sterling, (Kai) Havertz dhe (Pierre-Emerick) Aubameyang, ju ndoshta do t’i merrnit edhe ata tre”.

“Unë mendoj se lojtarët e sulmit të Manchester United nuk janë aq të mirë sa duhet të jenë. Ten Hag, mendoj se po merr maksimumin prej tyre”.

“Sërish nuk e di se ku kanë shkuar paratë. Unë ndihem gjithmonë kështu me United, ju shikoni shpenzimet gjatë katër viteve të fundit dhe ato nuk janë ende aq të mira sa duhet të jenë”, ka shtuar më tej Neville.

United ka shënuar golat më të paktë nga çdo skuadër në top gjashtëshen aktuale të Ligës Premier duke realizuar vetëm 18 në 13 ndeshjet e tyre deri më tani.

Manchester City ka arritur më shumë se dyfishin e tyre, ndërsa Arsenali, në krye të ligës, ka shënuar 13 herë të tjera. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori