LAJMI I FUNDIT:

Neville më nuk kursehet, godet rëndë Manchester Unitedin: Gola të tmerrshëm iu dhuruan kundërshtarit

Neville më nuk kursehet, godet rëndë Manchester Unitedin: Gola të tmerrshëm iu dhuruan kundërshtarit

Manchester United ka pësuar një tjetër debakël dhe në fundjavën që lamë pas u turpëruan para tifozëve të tyre duke pësuar humbje 0-3 në Old Traford.

Djajtë e Kuq kanë pësuar disa humbje shokuese këtë edicion si në Ligën Premier ashtu edhe në Ligën e Kampionëve duke befasuar të gjithë.


Madje me kësi lloj disfatash më nuk po befasohen as përkrahësit më të mëdhenj të Djajve të Kuq siç është legjenda e tyre Gary Neville.

Pse Man Utd nuk nënshkroi me Harry Kane për paratë që merrte Cristiano Ronaldo – ylli anglez dëshironte transferimin në “Old Trafford”
Lexo po ashtu Pse Man Utd nuk nënshkroi me Harry Kane për paratë që merrte Cristiano Ronaldo – ylli anglez dëshironte transferimin në “Old Trafford”

“Nuk e befason askënd një humbje e tillë më, nuk mendoj se dikush do të çuditet kur United humb në këtë mënyrë”.

“Ata janë larguar shumë nga emri i Manchester United. Më shumë janë duke humbur dhe duke qëndruar në pjesën e poshtme të tabelës se sa lartë”

“Chelsea kontribuoi një natë tjetër me paraqitjen e tyre, ata ishin aq të këqij. Jo shumë njerëz ishin shumë të qetë duke thënë këtë, ju thjesht ndiheni sikur po e goditni vazhdimisht Unitedin në këtë moment”.

Manchester United shokohet në “Old Trafford” nga Bournemouth
Lexo po ashtu Manchester United shokohet në “Old Trafford” nga Bournemouth

Neville thotë se janë pësuar gola të tmerrshëm dhe tani ka pak fjalë për të dhënë për Manchester Unitedin e ditëve të sotme.

“Natyrisht, kundër Bournemouth, nuk isha në lojë, por i kam parë momentet kryesore të ndeshjes”

“Gola të tmerrshëm për t’i dhuruar kundërshtarit, të pakënaqur, disi të hapur. Çfarë mund të thuash? Kanë mbetur shumë pak fjalë që nuk janë thënë tashmë për Manchester United”, deklaroi Neville i zemëruar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori