LAJMI I FUNDIT:

Neuer operohet, do të mungojë katër muaj

Neuer operohet, do të mungojë katër muaj
Manuel Neuer (Getty Images)

Manuel Neuer do të presë katër muaj përpara se të kthehet të luajë sërish me Bayern Munchen.

Portieri u dëmtua përsëri në këmbën e majtë që e kishte lënduar më parë, ndërsa i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe do të jetë mes shtyllave të portës jo më parë se muaji janar.


Neuer u dëmtua gjatë një seance stërvitore në prag të ndeshjes me Schalken 04.

Portën e bavarezëve do e mbrojë Sven Ulreich, i cili në këtë sezon ka luajtur tri ndeshje nga fillimi.

Ky është lëndimi i radhës për portierin që në vitin e fundit nuk është bërë aspak rehat.

Lajm jo i mirë për Carlo Ancelottin i cili ka hasur në probleme të mëdha këtë vit në menaxhimin e skuadrës.

Neuer është te Bayerni që nga viti 2011 dhe ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm me këtë klub. /Telegrafi/