Kampioni i botës me Gjermaninë ka deklaruar se Porto është një skuadër e mirë por që tifozët i ka të ‘çmendur’ pasi bëjnë atmosferë të mrekullueshme.

“Asnjë kundërshtar nuk do të jetë i lehtë dhe këtë e dinim të gjithë. Porto është një skuadër shumë e mirë dhe e respektojmë atë”.


“Tifozët e Portos dinë të krijojnë një atmosferë tejet të mirë dhe unë kam qenë dëshmitar për të. Isha prezent në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2004 kundër Monacos. Ata nuk ndaleshin së kënduri gjatë gjithë ndeshjes. Me këta tifoz që ka Porto nuk do të jetë e lehtë për ne në atë stadium”, deklaroi Neuer. /Telegrafi/

telegrafi sport app