Platforma e njohur për shikimin e filmave dhe serialeve, Netflix, ka publikuar një listë me 10 filmat dhe serialet më të ndjekura të vitit që lamë pas.
Çdo muaj në Netflix mund të gjejmë tituj që mezi presim t’i shikojmë dhe tani dihet se cilët prej tyre ishin më të ndjekurit vitin e kaluar.
Filmi “The Grey Man” me regji të Anthony Russo dhe Joe Russo ka arritur më së shumti orë shikueshmërie. Filmi flet për një operativ të CIA-s, identiteti i vërtetë i të cilit është i panjohur për këdo, i cili zbulon aksidentalisht sekretet e agjencisë së errët, duke nisur një gjueti globale për vrasës ndërkombëtarë. Yjet kryesore të serialit janë Ryan Gosling, Chris Evans dhe Ana de Armas.
Seriali më i shikuar në Netflix në vitin 2022 ishte sezoni i katërt i “Stranger Things” me 1.87 miliardë orë shikime. “Stranger Things” është një serial amerikan dramë horror fantashkencë i krijuar nga Duffer Brothers.
Prodhuar nga Monkey Massacre Productions dhe Levy’s 21 Laps Entertainment, sezoni i parë u publikua në Netflix më 15 korrik 2016. Sezoni i dytë, i tretë dhe i katërt pasuan në tetor 2017, korrik 2019 dhe maj dhe korrik 2022, respektivisht.
Platforma e transmetimit ka njoftuar se do t’i japë fund ndarjes së fjalëkalimeve nga viti 2023 dhe kjo do të jetë një sfidë si për shikuesit ashtu edhe për gjigantin e transmetimit. Kompania e ka vonuar këtë moment prej vitesh, por ka vendosur t’i japë fund ndarjes, duke filluar nga SHBA.
Netflix vazhdon të jetë platforma lider për sa i përket titujve të rinj që publikohen dhe priten me padurim nga audienca në mbarë botën. /Telegrafi/