Seriali “The Hauting Of Hill House” ka qenë tejet i shikuar gjatë vitit 2018 në Netflix.

Por, si duket fansat mund të presin edhe një risi nga ky serial, pasi është prononcuar se do të vazhdohet prodhimtaria, shkruan Daily Mail.


Zhvilluar nga Mike Flanagan i cili ishte prezantuesi i Hill House, Bly Manor nuk është i lidhur drejtpërdrejt me serinë e parë.

32350074 8661127 image a 120 1598336467046

Netflix tashmë ka publikuar një sërë imazhesh të serialit gjatë ditës së djeshme (e hënë), e cila është drama e ardhshme e antologjisë.

Shfaqja bazohet në romanin klasik të Henry James "The Turn of The Screw", botuar në 1898. Ajo tregon historinë e një guvernatori që t'u kujdeset për dy fëmijë jetimë në një shtëpi të largët.

32350082 8661127 image a 114 1598336294998

"Në themelin e saj, seria "Haunting" është më shumë për hapësirat e përhumbura dhe njerëzit e përhumbur," tha Flanagan për Vanity Fair.

Po ashtu ai shtoi: “Mënyra se si i bëjmë këto gjëra të përshtatshme është një lidhje me Hill House dhe Blu. Pavarësisht kësaj, është e rëndësishme që të gjithë mos të mbajnë shënime nga sezoni i parë”. /Telegrafi/