LAJMI I FUNDIT:

Nesër zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale në turneun e CS:GO – BLAST Premier Spring Showdown Europe

Nesër zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale në turneun e CS:GO – BLAST Premier Spring Showdown Europe

Gara vazhdon në turneun BLAST Premier Spring Showdown Europe, për një grup çmimesh prej 65.000 dollarësh.

Tri skuadra tashmë kanë siguruar gjysmëfinalen, ndërsa një ndeshje e fundit sot (e enjte) do ta konfirmoj ekipin e fundit qe kalon në gjysmëfinale.


NIP do të përballet me ekipin Cloud9 nesër (e premte) nga ora 16:30, ndërsa BIG e pret fituesin e ndeshjes fnatic – 9INE.

Për vendin e parë do të ndahen 20.000 dollarë, si dhe një vend për pjesëmarrje në turneun Spring Final të Blast.

Favorit i këtij turneu janë ekipi Cloud9 me renditje në vendin e shtatë në ranglistën botërore të CS:GO.

Të gjitha ndeshjet do të transmetohet në kanalin zyrtar të BLAST Premier në platformën Twitch. /Telegrafi/