Kjo ngjarje pritet te mbledh një numër të madh garuesish dhe adhuruesit e këtij sportit pritet të kalojnë një ditë të bukur sportive më kërcimet nga Ura e Fshejt.

Sipas organizatorëve të kësaj ngjarje sportive, tashmë gjithçka është gati për këtë eveniment të madh sportive. Garat e kërcimeve të Ura e Shenjt do të zhvillohen në dy kategori, në stilin dallëndyshe dhe në këmbë.


Paraqitja e garueseve do të vazhdoi edhe sot, ndërsa nesër të gjitha rrugët çojnë në Gjakovë, pikërisht te Ura e Shenjt.

Organizatorët paralajmërojnë një gara tejet interesante, derisa trimat dhe trimëreshat do kërcejnë për të vendosur ndoshta edhe rekorde.

Kërcimet nga Ura e Fshejt nisin në orën 11:00. 

telegrafi sport app