LAJMI I FUNDIT:

Nesër seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit

Nesër seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit për nesër ka caktuar mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme me temë të posaçme Shqyrtimi e parë të Projektligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Seanca fillon në orën 10:00.


Pas kësaj, në orën 12 është paraparë vazhdimi i seancës plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës

Në të do të shqyrtohen pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 6, 8 dhe 14 qershor 2018:

Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës,

Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në lidhje me situatën dhe gjendjen financiare në ndërmarrjet publike të Telekomit dhe të Postës së Kosovës,

Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në lidhje me vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione.

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 14 dhe 19 qershor 2018:

Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca me ministren e Integrimit Evropian, znj. Dhurata Hoxha në lidhje me zbatimin e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) për kuartalin e katërt (K4) 2017 dhe kuartalin e parë (K1) 2018,

Votimi në parim i Projektligjit për aktet juridike,

Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-028 për tatimin në të ardhurat personale,

Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-029 për tatimin në të ardhurat e korporatave,

Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-037 për tatimin në vlerën e shtuar,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,

Votimi i Raportit vjetor financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017,

Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,

Votimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2017,

Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2017,

Propozimi për formimin e Komisionit hetimor parlamentar në lidhje me emërimet e shërbyeseve të lartë civilë në Administratën Shtetërore të Republikës së Kosovës,

Propozimi për formimin e Komisionit hetimor parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018,

Debat parlamentar në lidhje me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2019-2021.

Në trend Lajme

Më shumë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori