LAJMI I FUNDIT:

Nesër debat në Kuvend për transformimin e FSK-së në ushtri

Nesër debat në Kuvend për transformimin e FSK-së në ushtri

Nesër në seancën parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të debatohet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK) në ushtri.

Megjithëse, në Komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, nga deputetë të partive në pushtet u tha se ende nuk janë pjekur kushtet për një debat publik për formimin e ushtrisë së Kosovës, por me shumicë votash u vendos që ky debat të zhvillohet nesër në emër të komisionit për Siguri.


Kryetari i këtij Komisioni, Daut Haradinaj nga radhët e AAK, tha se me pakon e Marti Ahtisarit, Kosova do të duhej ta kishte ushtrinë në vitin 2013, por sot e kësaj dite end institucionet përkatëse nuk po janë të gatshme të themelojnë forcën e armatosur.

Haradinaj theksoi se Kosova ka formuar Ushtrinë Çlirimtare pa e pyetur askënd në atë kohë, po ashtu edhe transformimi i FSK-së duhet të ndodhë dhe ka ardhur koha që Kosova ta ketë ushtrinë, dhe se institucionet e vendit e kanë për obligim ta shtyjnë këtë proces përpara.

“Edhe në rrethana më të vështira dikush u dashtë me marr vendime, e dini mirë ne edhe kur kemi themeluar ushtri për me çliruar vendin nuk e kemi pyetur askënd. Askush nuk ka nevojë me u shqetësu”, ka thënë ndër tjerash Haradinaj.

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, vlerësoi se duhet dhënë kontribut për bërjen e ushtrisë, dhe sipas saj, PDK-ja është që sa më shpejt Kosova ta ketë ushtrinë.

Ajo kritikoi deputetët e opozitës se nuk duhet drejtuar gishti njëri tjetrit, sepse nuk është e drejtë të etiketohet PDK-ja, sepse sipas Musliut, asnjëherë nuk kanë qenë kundër debatit dhe kundër transformimit të FSK-së.

Për debatin e nesërm, Nuredin Ibishi, nga LDK, tha se duhet të shterën të gjitha mundësitë para se të ndodhë ky debat, dhe sipas tij, ende nuk janë shterur mundësitë e brendshme konsultative.

“Mendoj se ende nuk janë pjekur kushtet për një debat publik. Pse? Nuk i kemi shterur mundësitë së pari për interpretimet kushtetuese se a është mundësia”, tha Ibishi.

Deputeti Rexhep Selimi nga radhët e LVV-së, u pajtua që nesër të ketë debat në seancë për transformimin e FSK-së, ngase kuvendi është vendi më i përshtatshëm.

“Po, të shtiret debati, por debati ku të bëhet më mirë se në Kuvend? Pra le të dërgohet debate aty ku duhet, në kuvend… Çfarë të keqe ka prej këtij debati, nuk e kuptoj pse me hezituar ky për këtë debat”, tha Selimi.

Deputeti nga radhët e Nisma-s, Zafir Berisha, duke akuzuar PDK-në, tha se ky subjekt e ka lënë Kosovën pa ushtri.

Berisha, nuk pret debat konstruktiv nga diskutimi i nesërm në Kuvend për ushtrinë.

Po ashtu, anëtarët e Komisionit kërkuan që në mbledhjen e ardhshme të raportojë shefi i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni në lidhje me uniformat ushtarake serbe që sipas mediave janë shfaqur në veri të Kosovës.

Për këtë, më i zëshmi ishte Daut Haradinaj, i cili theksoi se janë të shqetësuar me ato pamje.

Në mbledhjen e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, u shqyrtua dhe u miratua Projektligji për legalizimin e armëve dhe dorëzimin e armëve të vogla dhe të lehta, municionit dhe mjeteve eksplozive me 17 amendamente shumica prej tyre teknike dhe disa esenciale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Drejtësi
“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, rrëfimi i skafistit të Vlorës: Kur nisi droga e lashë

“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, rrëfimi i skafistit të Vlorës: Kur nisi droga e lashë

Lajme
Arratisja e Sekiraqes, Haxhiu: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion

Arratisja e Sekiraqes, Haxhiu: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion

Drejtësi
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

Drejtësi
Kalo në kategori