Poezi nga: Miriam Neiger-Fleischmann
Përktheu: Fadil Bajraj
Keqardhja ime është e rreme,
poezitë e mia shëlbesë.
Mutacioni në gjenet e mia
filloi në dhomat e gazit.
Bile edhe para kësaj,
antigjenet ishin
krijuar në gjakun tim
kundër torturës dhe vrasjes
dhe shtypjes së pamend
dhe të gjitha llojeve të mizorive.
Megjithatë, askujt s’ia ndien
nëse i numërojmë të vdekurit e tyre
ose të vdekurit tanë.
Shih të vdekurit
të renditur në varg,
të ujdisur në grumbull
ose të djegur në pirg.
Të gjithë duan
ta mbajnë të keqen sa më larg.
Prandaj, nuk qaj
për palestinezë,
as nuk qaj
për këdo tjetër!
Sepse, nëse qaj
për të vdekurit e mi,
ata do të qëndrojnë para meje
në një rresht të gjatë
kufomat e tyre pa mish,
të ngrëna nga koha,
si kur i thërrasin emrat nga lista
ose në “ditën
e vizitës”,
ndërsa duart
e tyre muselmann të pagojë
do të ofrojnë
rrecka të zbërdhulta
nga qefini i vjetër
për t’i fshirë lotët e mi nëse qaj
nëse qaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare