LAJMI I FUNDIT:

Nëse punëdhënësi ju thotë këto pesë gjëra – nuk ju ka pranuar në punë

Nëse punëdhënësi ju thotë këto pesë gjëra – nuk ju ka pranuar në punë
Foto: Thinkstock

Paraqitja për punë dhe shkuarja në bisedime zakonisht mund të jenë shumë stresuese, derisa ju si bashkëbisedues shpenzoni shumë kohë duke u përpjekur që të mësoni se a po i pëlqeni punëdhënësit apo jo

Ekzistojnë disa shenja të qarta të cilët mund t’ju bëjnë me dije për atë se çfarë mendon menaxheri juaj për punësimin.


Madje, edhe pas intervistës, ne zakonisht mendojmë për të gjitha gjërat që duhej të thonim, por harruam t’i përmendim.

Nëse menaxheri i punësimit i thotë këto pesë gjëra, kjo do të thotë që me siguri nuk do të merreni në punë, shkruan The Ladders, përcjell Telegrafi.

1. Do të jemi në kontakt

Kjo frazë mund të jetë e sinqertë, por zakonisht do të thotë: “Nuk dëshiroj t’i lëndoj ndjenjat tuaja, por nuk kam ndërmend t’ju ofroj punë”. Kjo është fraza të cilën e përdorin punëdhënësit, por gjithashtu ofron edhe ndjenjën e përkushtimit.

2. Kemi ende shumë kandidat të tjerë për të biseduar

Kur ta dëgjoni këtë frazë, zakonisht mund të interpretohet si: “Mos shpresoni shumë”. Me fjalë të tjera, menaxheri ju thotë që më kurrë nuk do ta dëgjoni. Duhet të intervistojë një numër të pacaktuar kandidatësh, ndërkaq ju mbase nuk jeni ai i duhuri.

Foto: Dreamstime

3. A mund t’ju jap një këshillë?

Nëse menaxheri i punësimit dëshiron t’ju japë këshillë në fund të intervistës, kjo do të thotë që nuk i pëlqeni, apo nuk keni shanse që te ata të filloni punë nëse nuk bëni diçka ndryshe.

4. Për atë vend i marrim vetëm më të mirët

Deklarata që punësojnë vetëm kandidatët më të mirë implikon që në ju nuk ka asgjë të keqe vetëm për atë që nuk ju kanë punësuar.

5. Siç e dini, po i verifikojmë profilet në rrjetet shoqërore të çdo të punësuari potencial

Kur fillohet fjalia në këtë mënyrë, përfundimi me siguri nuk do të jetë i mirë. Për të shmangur situatat e pakëndshme në të ardhmen, gjithsesi rregulloni llogaritë në rrjetet shoqërore dhe kini parasysh çfarë publikoni në to. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pitbulli, stafordi dhe rotvajleri pa të drejtë akuzohen: Këto janë tri racat më të rrezikshme të qenve!

Pitbulli, stafordi dhe rotvajleri pa të drejtë akuzohen: Këto janë tri racat më të rrezikshme të qenve!

A e dini se...
Si t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake

Si t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake

Këshilla dhe ide
Cilat janë racat e rrezikshme të qenve që ndalohen në Evropë?

Cilat janë racat e rrezikshme të qenve që ndalohen në Evropë?

Kërshëri
Tri biseda që çdo çift i martuar duhet t’i bëjë për jetën seksuale

Tri biseda që çdo çift i martuar duhet t’i bëjë për jetën seksuale

Intimitet dhe Pasion
Arber Peci, trajner i fitnesit: Mos u përqendroni tek të qenit të dobët dhe të humbni peshë!

Arber Peci, trajner i fitnesit: Mos u përqendroni tek të qenit të dobët dhe të humbni peshë!

Stil
Rutina e lehtë e mëngjesit që e praktikojnë njerëzit më të lumtur dhe më jetëgjatë

Rutina e lehtë e mëngjesit që e praktikojnë njerëzit më të lumtur dhe më jetëgjatë

Këshilla Lifestyle
Kalo në kategori