LAJMI I FUNDIT:

Nëse ndieni rrahje të shpejtë të zemrës, djersitje dhe nervozë, problemi mund të jetë te gjëndra tiroide

Nëse ndieni rrahje të shpejtë të zemrës, djersitje dhe nervozë, problemi mund të jetë te gjëndra tiroide

Gjëndra tiroide është ndër gjëndrat më të mëdha në trupin tonë dhe është e vendosur në anën e përparme të qafës

Ajo krijon dy hormone, tiroksin-T4 dhe tironon-T3, të cilat ndikojnë në zhvillim dhe metabolizëm, transmeton Telegrafi.


Sëmundjet e gjëndrës tiroide mund të jenë të ndryshme: Kur gjëndra tiroide punon me ritëm të shpejtë, fjala është për hipertireozën.

Te kjo gjendje gjëndra jo rrallë është e rritur dhe mund të preket, mirëpo mund të jetë edhe e madhësisë normale. Nga rezultati i gjakut shihet qartë niveli i shtuar i hormoneve T3 dhe T4.

Simptomat e kësaj gjendjeje janë ngritja e shtypjes së gjakut, flokë dhe thonj të dobët, djersitja, dobësimi, nervozizmi dhe rrahje e shpejtë e zemrës, aritmia, pagjumësia…

Kur gjëndra tiroide punon më dobët, fjala është për hipotireozën dhe atëherë është i ulur niveli i hormoneve T3 dhe T4.

Shkaktari më i shpeshtë i kësaj gjendjeje është, përflakja kronike e gjëndrës tiroide ku vetë organizmi krijon antitrupa në gjëndrën tiroide. Më i shpeshtë është te meshkujt në moshën e mesme të jetës.

Simptomat janë shtimi i peshës, depresioni, ënjtja, rrëqethja, çrregullimi i punës së zemrës…

Gusha apo rritja joinflamatorejotumore e gjëndrës mund të ketë dy forma – kur gjëndra është e rritur në mënyrë jo të barabartë dhe ka nyja të forta, domethënë noduse. Gusha mund të shndërrohet në karcinomë vetëm në 3 për qind të rasteve.

Hormonet të cilat i tajit gjëndra tiroide kanë rol kyç në zhvillimin e sistemit nervor, duke nxitur vigjilencë, rrisin ndjeshmërinë ndaj stimulanseve të ndryshme, ndikojnë në ndjenjën e urisë, kujtesën dhe aftësinë e mësimit, si edhe në tonusin normal emocional.

Gjithashtu, kanë rol të rëndësishëm në riprodhimin e meshkujve dhe emrave dhe në mbajtjen e shtatzënisë normale.

Mu nga këto shkaqe është shumë me rëndësi që minimum një herë në vit të vizitoheni te endokrinologu ku do të bëni kontrollin komplet të gjëndrës me ultrazë dhe të indeve të buta rreth qafës. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori